Real Madrid fiton trofeun "Taçi oil"

Gjiganti spanjoll i futbollit, Real Madrid, ka fituar trofeun "Taçi Oil" në ndeshjen miqësore kundër Gramozit. Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin "Qemal Stafa", përfundoi me fitoren e Los Merengues, me rezultat 2-1.
Pas rikthimit të energjisë elektrike në stadiumin "Qemal Stafa"
Los Blancos zhvilluan lojë më bindëse dhe kështu arritën deri te goli i fitores.
Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Karim Benzema realizoi golin e dytë të mysafirëve pas një krosimi të Gutit, dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores.
Ndërkohë presidenti i "Taçi oil" Rezart Taçi i ka dorëzuar kupën ekipit të Realit Madridit.