E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Kosova na ndan, por marrëdhënie të mira

Shkup -Në Shkup ndodhet për një vizitë zyrtare ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiç. Gjatë një takimi të zhvilluar me homologun maqedonas Antonio Milloshoski, të dy personalitet theksuar se ndanin qëndrime të ndryshme rreth çështjes së Kosovës, por kjo nuk është pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis Shkupit dhe Beogradit.

“Nuk është sekrete se kemi dallime për çështje të caktuara që tangojnë rajonin, por mirë është që këto dallime hapen në kuadër të një dialogu të thellë dhe interesat e përbashkëta janë më të mëdha se dallimet që i kemi në marrëdhëniet dypalëshe”, ka theksuar ministri i jashtëm, Antonio Milloshoski.

Ndërsa ministri Jeremiç vlerësoi se nuk ka pasur deri tani ofrim të qëndrimeve për çështjen e Kosovës midis Shkupit dhe Beogradit, por sipas tij, kjo në asnjë rast nuk do të pengojë Maqedoninë dhe Serbinë që të punojnë bashkërisht në realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Ai ka përsëritur sërish qëndrimin se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe se këtë çështje Serbia do ta mbrojë me mjete diplomatike, politike dhe juridike.

Ministri Milloshoski ka theksuar se dy vendet kanë interesa të përbashkëta sidomos në planin e integrimeve evropiane. Vizita e shefit të diplomacisë serbe vjen pas bllokimit nga ana e Beogradit të marrëdhënieve me Maqedoninë, pas vendimit të kësaj të fundit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. ina/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›