E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria aprovon udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

Prishtinë -Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi në hapjen e mbledhjes ka theksuar se Republika e Kosovës me përmbylljen e suksesshme të procesit të anëtarësimit në Fondin Monetarë Ndërkombëtar po shënon edhe një hap të madh në procesin e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.

“Kosova ka të ardhme të sigurt evropiane, ka të ardhme të sigurt euroatlantike dhe ka të ardhme të sigurt në mesin e kombeve të lira të botës. Ne do të jemi mirënjohës për të gjitha shtete që kanë ofruar mbështetje për ndërtimin e shtetit të Kosovës” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar udhërrëfyesin për zbatimin e kritereve për liberalizimit e vizave në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ky dokument do t’i paraqitet Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, dhe do të shërbejë si dokument bazë për hartimin e planit të veprimeve në mënyrë që Kosova të fillojë, që njëanshëm, të përmbushë të gjitha kriteret teknike të përcaktuara nga Komisioni Evropian për nënshkrimin e Marrëveshjes për Liberalizimin e Vizave, është thënë të enjten në mbledhjen e Qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›