E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurori Bramerc viziton Beogradin

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 09:18

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Serzh Bramerc, po qëndron për vizitë në Beograd, i cili sot pritet të takojë zyrtarët më të lartë të këtij vendi, përfshirë dhe presidentin Boris Tadiq.

Temë e bisedimeve mësohet se do të jetë vazhdimi i bashkëpunimit Serbi-Hagë në lidhje me gjykimet aktuale në Tribunalin ndërkombëtar.

Mediat serbe bëjnë të ditur se në takim me prokurorin e Serbisë për krime të luftës, Vladimir Vukcevic, do të ngrihet edhe çështja e dëshmitarëve në rastin Haradinaj.

Të njëjtat burime thonë se Bramerc do të përsërisë qëndrimin se asnjë person në listën e dëshmitarëve të këtij rasti, nuk është vrarë.

Ditë më parë, Tribunali i ka hedhur poshtë pohimet e Vukcevicit, i cili ka thënë se mbi 40 dëshmitarë në proceset Haradinaj dhe Limaj janë vrarë ose frikësuar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›