E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria paushall e Ferid Aganit

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 09:59

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për biznesin e tij “Studio Agani” i ka deklaruar afro 6 mijë euro më pak qarkullim sesa që i deklaroi Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).

Derisa në deklarimin e pasurisë te AKK-ja, Agani thotë se në vitin 2010 ka përfituar nga puna e tij si doktor në studion e tij 29 mijë euro, në raportin për deklarimin e qarkullimit në ATK, dokument ky të cilin e posedon “Zëri”, ministri Agani ka të deklaruar vetëm 24,156.00 euro.

Plotësisht përjashtoj çfarëdo mundësie se me këtë rast bëhet fjalë për shmangie nga tatimi”, ka thënë Agani, duke shtuar se vlerësimi i tij për të hyrat për 2011, ka qenë i përafërt.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›