E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jerez, Lorenco i frikshëm

Duel i mrekullueshëm spanjoll në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës. Në Jerez, Horge Lorenco dhe Dani Pedroza kanë dhënë spektakël dhe në fund ka triumfuar i pari. Piloti i dytë i Yamahas u tregua i jashtëzakonshëm dhe mundi të sigurojë "pole position"-in para pilotit të Hondës. Lorenco konfirmoi edhe një herë formën shumë të mirë të tij. Por edhe rivali i tij ka demonstruar se nuk është më pak në formë. Vendi i tretë shkon për Kejsi Stoner me motorin e tij Dukati, por australiani ka vuajtur shumë për shkak të disa problemeve, të cilat e kanë bezdisur vazhdimisht. Vetëm vendi i katërt për kampionin në fuqi MotoGP, Valentino Rosi. Piloti italian i Yamahas nuk ka bërë një paraqitje të mirë, ashtu si një ditë më parë, por ka punuar shumë në prag të garës së sotme, por nuk ia ka dalë të gjejë një ambientim të mirë me pistën dhe në fund nuk është parë aspak i kënaqur. Ai ka lënë pas Randy de Puniet dhe Suzukin e Loris Kapirossi. Më pas vjen Eduards dhe Honda tjetër zyrtare e Andrea Doviciozos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›