E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e lumtur e Nikol Kidman



Nikol Kidman është rikthyer. Në pritje të filmit “Australia” të drjtuar nga Baz Luhrman aktorja është protagoniste së bashku me aktorin Hugh Xhekmen. Australiania Kidman ka pozuar për numrin e nëntorit të revistës prestigjoze “Elle”. Në këtë shërbim fotografik, Nikol shfaqet në formë perfekte dhe mjaft sensuale me një pamje aristokrateje ashtu si edhe personazhi i saj tek “Australia”. Numri i “Elle” i dedikohet tërësisht grave të Hollivudit. Pas një periudhe shtatzënie, Kidman është gati të rikthehet dhe të marrë vendin që i takon mes yjeve të famshëm.
Për ta bërë këtë ia ka besuar veten regjisorit Baz Luhrman, i cili e drejtoi më së miri në shumëngjyrëshin ”Moulin Rouge” i cili i siguroi një çmimin “Golden Globe” si aktorja më e mirë.
Por në këtë rast Kidman do të interpretojë rolin e Lejdi Sarah Eshlej, një aristokrate e viteve 40 që përfshihet në një udhëtim drejt Australisë. Shërbimi për revistën “Elle” bën fjalë për jetën e saj si nënë dhe bashkëshorte, përkrah burrit Keit Urban. Jetë private e lumtur dhe e qetë dhe fansat e saj që pyesin veten: çfarë mund të kërkojë më shumë Nikol?

7 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›