E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcaktohen terrenet e rrëshqitshme në Kukës, ja ku nuk duhet të ndërtohet



KUKËS – Një studim i bërë kohët e fundit nga ekspertët e gjeologjisë ka përcaktuar zonat ku nuk duhet të ndërtohet në zonën e Kukësit për shkak të terrenit të rrëshqitshëm. Burimet zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Gjeologjik të Qarkut verior bëjnë të ditur se kanë përfunduar analizat dhe janë konstatuar probleme në disa fshatra. Sipas drejtuesit të këtij institucioni, Rustan Hasalami ka pasur studim për fshatin e Bushatit, rreth 10 kilometra larg qytetit të Kukësit, ku është konstatuar një ulje jo e njëtrajtshme e tokës, që ka shkaktuar dhe shembjen e një banese. Përmes analizave të bëra, iu është kërkuar banorëve, por edhe autoriteteve vendore që të mos ndërtojnë në zonat e prekura nga rrëshqitjet masive të tokës.
Problemi
Rrëshqitja e tokës është ndër problemet më të mëdha në zonën verilindore, sidomos në rrethin e Kukësit. Sipas studimeve gjeologjike, nga ky fenomen rrezikohen 20 fshatra në nivel qarku. Përveç banorëve, të prekur janë edhe investimet publike. Shumë akse rrugore gjatë stinës së dimrit pësojnë dëmtime si pasojë e zhvendosjes së terrenit. Në shumë raste, këto janë bërë shkas edhe për bllokimin e rrugëve. Studimi i bërë së fundi nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Gjeologjik në Qarkun e Kukësit përcakton më së miri zonat e rrezikuara dhe zonat që nuk paraqesin problemet.
Masat
Një fenomen i tillë ka pasur kosto për buxhetin e shtetit. Gjatë viteve të fundit janë bërë investime për shmangien e rrezikut nga rrëshqitja e tokës. Një fond prej 151 milion lekësh është shpenzuar për nxitjen e largimit të shumë banorëve nga shtëpitë e tyre në fshatin Kolosjan, i rrezikuar nga rrëshqitjet e vazhdueshme të tokës. Një sasi tjetër prej rreth 55 milionë lekësh u është dhënë falas 51 pronarëve më të rrezikuar nga rrëshqitja e tokës në fshatrat Nimce e Lojme. Po ashtu fond i veçantë është akorduar për largimin e 7 familjeve nga fshati Resk, nga 30 familje që ka fshati. Shumë fshatra të vendit tonë, si në Elbasan, Berat apo Mirditë janë të prekur nga fenomene të tilla, të cilat kanë shkaktuar në shumë raste dëme deri në rrezikun e jetës të banorëve.

Vdes në linjën e tensionit të lartë elektricisti, babai i tre fëmijëve

LEZHË – Një 44-vjeçar nga Lezha ka humbur jetën në kryer të detyrës teksa po riparonte një defekt në linjën e tensionit të lartë. Burimet zyrtare nga Policia e Lezhës, bënë të ditur për se Pjetër Deda 44 vjeç, me profesion elektricist, ka qenë duke punuar kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, e cila i ka marrë jetën menjëherë. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesditës së djeshme në Ishull-Lezhë, kur 44-vjeçari ka qenë duke rregulluar një linjë të tensionit të lartë. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, Dedës i është dhënë ndihma e menjëhershme por gjithçka ka qenë e kotë pasi ai kishte ndërruar jetë. I ndjeri Pjetër Deda, ishte i martuar dhe me tre fëmijë. Aksidenti i djeshëm në punë është i disati që ka ndodhur kohët e fundit, ku kanë humbur jetën persona të ndryshëm.

7 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›