E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karlo Santana: “Do të bëhem prift”



ëndërron kitaristi i famshëm Karlo Santana, 61 vjeç kur mendon tërheqjen nga skenat. Në një intervistë për revistën Rolling Stone, muzikanti meksikan pohon: “Do t’i jap fund karrierës sime në moshën 67 vjeç dhe do t’i dedikohem fesë”. Për momentin Santana është i impenjuar me turneun “Live Your Light”, që do të përfundojë më 12 nëntor në Konkord, Kaliforni dhe më pas do të nxjerrë në shitje albumin e “Multi-Dimensional Warrior”. Por përveç sukseseve të njëpasnjëshme në muzikë, Santana ka vendosur të eksplorojë edhe dhunti të tjera. “Besoj se zoti më ka dhënë dhuntinë për të komunikuar edhe pa kitarën time dhe aftësinë për t’u komunikuar njerëzve disa pjesë nga Bibla, që kanë të bëjnë me fajin, mëkatin dhe frikën”,- ka shtuar muzikanti. Sanatana me këtë rast ka folur edhe për dhimbjen e përjetuar nga divorci me të shoqen me të cilën kishte jetuar 34 vjet nga jeta e tij dhe sesi besimi e ndihmoi të largonte mendimet për vetëvrasje. “Ajo që kam mësuar është se duhet të kalojmë nëpër shtigjet më të errëta të shpirtit për të arritur dritën më të plotë të ditës”,- është shprehur Santana.

7 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›