E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lisa Snoudon: “Klonei meriton notën 9 e gjysëm në shtrat”



Nëntë e gjysëm në shtrat: Kjo është vota që Lisa Snoudon ka dhënë për ish-in e saj Xhorxh Klonei. Ish-top modelja angleze është shprehur për “News of the World” disa detaje në lidhje me marrëdhënien e saj me yllin e Hollivudit. “Ajo ishte një periudhë e bukur e jëtës sime”,- kujton modelja pas shumë vitesh nostalgji, “Xhorxh dinte si të sillej me trupin tim”. Në të vërtetë, prej disa javësh janë përhapur zëra rreth një kthimi të aktorit me Lisa Snoudon, modelja e reklamës së Martinit. Lisa, 36 vjeç për momentin po merr pjesë në një shfaqje për talentet e reja dhe kjo u bë e ditur gjatë një interviste që ajo dha për “Southern FM” duke pohuar gjithashtu se kishte pasur shumë të dashur në jetën e saj, por vetëm Xhorxh ishte në gjendje të gjente pikat e saj të dobta”. “Ajo ishte një periudhë e bukur e jetës sime”, kujton modelja lidhjen tashmë të kaluar. Pas takimit në setin pubicitar, Xhorxh e Lisa përjetuan një histori për pesë vjet derisa në vitin 2004 ndryshuan mënyrën e jetesës. Por a do të ketë këtë radhë një kthim përfundimtar? Ku i dihet. Me siguri Klonei është një nga meshkujt më të preferuar të Hollivudit pasi i tha lamtumirë partneres së fundit, ish-baristes të Las Vegasit Sarah Larson, me të cilën dukej se kishte një lidhje të qëndrueshme.

Viktoria Bekam: “Turneu më ktheu besimin te vetja”

E famshmja Viktoria Bekam nuk pendohet për turneun e fundit të saj me grupin “Spice Girls”, pasi ky turne i ka dhënë shtytje besimit te vetja. Këngëtarja e shndërruar në stiliste, ka pranuar se ajo zakonisht vuan nga besimi i pakët në vete, mirëpo suksesi i madh i grupit gjatë turneut të vitit të kaluar e ka bërë atë që të ndërrojë mendim për veten e saj. “Kur u shfaqa natën e parë në Angli dhe publiku bëri një reagim të jashtëzakonshëm, isha vërtet e emocionuar. Para dhjetë vitesh do të mund të vdisja në skenë dhe askush nuk do ta vërente”,- ka thënë Viktoria.

Majkëll Xhekson nuk ngutet për albumin

Këngëtari i grupit “Black Eyed Peas”, Uilliam ka paralajmëruar fansat e Majkëll Xheksonit të mos presin shpejt daljen e albumit të ri të yllit të muzikës pop, pasi ai nuk dëshiron të ngutet me albumin e tij. Reperi ka punuar për albumin e ri Xheksonit që prej dy vjetësh, megjithatë as ai nuk e di datën se kur do të jetë i gatshëm materiali i ri i mbretit të muzikës pop. “Majkëll Xhekson ka një mënyrë të veçantë pune dhe ai bën pjesë në një kategori të veçantë gjatë krijimit të këngëve, pasi që të gjithë këngëtarët e rinj janë të frymëzuar nga ai. Kështu që Majkëll Xhekson do ta lançojë albumin kur të vijë koha”,- ka thënë Uilliam.

7 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›