Shembje në rrugën nacionale Peshkopi-Kukës, bllokohet qarkullimi
Rrëshqitje në rrugën nacionale Peshkopi-Kukës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 midis fshatit Kastriot dhe Blliqë në rrugë nacionale. Si pasojë e rrëshqitjes me gjatësi prej 25 centrimetrash është bllokuar qarkullimi i automjeteve në këtë aks duke sjellë vështirësi në qarkullim. Nuk dihet ende nëse rrëshqitja në rrugë vazhdon, porajo ka sjellë vështirësi të madhe në këtë aks që lidh dy qytetet Kuksin dhe Peshkopinë.(m.a/BalkanWeb)