Topalli me krerët e komunave të Tiranës shpërndajnë ndihma në veri
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli bashkë me krerët e komunave të Tiranës kanë shpërndarë sot ndihma për banorët e zonave të përmbytura. Ata kanë qënë në Fshatin e Ri në Bushat dhe në Malin e Jushit, ku shpërndanë ushqime, ujë, veshje, batanije, mushama dhe ushqime për gjënë e gjallë. Kryetarja e Kuvendit tha se situata do të vazhdojë të ndiqet orë pas ore dhe se ndihma e mbështetja do të vijojë deri sa gjendja të kapërcehet plotësisht. Ajo falënderoi të gjithë kryetarët e komunave të Farkës, të Bërzhitës, Petrelës e komunave të tjera që kanë ndihmuar e mbështetur banorët e këtyre zonave në këto momente të vështira.(m.a/News24/BalkanWeb)