E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Letra e Topallit kërcënim antikushtetues

TIRANE- Partia Socialiste ka reagon për letren e kryeparlamentares Topalli e cila i ka ftuar të marrin pjesë në seancën e radhës së Kuvendit, pasi në të do të flitet për përmbytjet në Shkodër. Deputeti I Partisë Socialiste Sajmir Tahiri, sot me anë të një deklarate për shtyp e cilësoi këtë letër si presion ndaj deputetëve socialitë dhe njëkohësisht si antikushtetuese. “Jozefina Topallit t’i vijë turp që përdor postin për të bërë diversion duke vazhduar gjahun e Sali Berishës për të joshur apo për të bërë presion mbi deputetët socialistë, përmes kësaj letre që nuk është asgjë tjetër veçse një kërcënim antikushtetues”- u shpreh Tahiri Në deklaratën e tij Tahiri theksoi edhe një herë se opozita nuk hyn në parlament nëse nuk hapen kutitë. Sipas tij mandate I Berishës është ilegjitim dhe ai do të gjigjet e jo mandate I deputetëve socialistë që kërkojnë trasparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. “Sali Berisha ta harrojë se Partia Socialiste kthehet nga vendimi i saj mbi marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin. Sali Berisha ta harrojë se PS do pushojë së kërkuari deri në fund, hapjen e kutive dhe zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit. Nuk janë mandatet e deputetëve që rrezikojnë të digjen, por është mandati i qeverisë së Sali Berishës që do digjet si një mandat që ushtrohet në mënyrë ilegjitime”- deklaroi deputeti i PS. Tahiri vijoi fjalën e tij duke u shprehur se po përdoret fatkeqësia e banorëve të veriut për të bërë diversion ndaj opozitës. “Spekulimi me fatkeqësinë që u shkaktoi njerëzve të shkretë në veri për të bërë diversion ndaj opozitës, është ana tjetër e kësaj medaljeje të shëmtuar që i shtohet medaljeve për korrupsion, paaftësi klientelizëm, nepotizëm, dështim e plot të tjera që i qëndrojnë të varura në qafë Sali Berishës, Jozefina Topallit e maxhorancës së kthyer në çetë”- përfundon Tahiri.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›