“Jeta parlamentare i jep frymë demokracisë”

Ambasadori i KE-së, Helmut LohanAmbasadori i KE-së në vendin tonë, Helmut Lohan u shpreh dhe njëherë dje, për zhvendosjen e debatit politik në parlament, si institucioni që mban peshën e funksionimi të demokracisë.Gjatë punimeve të forumit të tretë rajonal të Ballkanit Perëndimor për Bashkëpunim Ndërkufitar, ku ishte e pranishme dhe ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, zyrtari i lartë i Brukseli i apeloi opozitës shqiptare që të rikthehet sa më parë në kuvend.Sipas tij, funksionimi i plotë i demokracisë është shumë i rëndësishëm.Lohan kërkoi që politikanët të përcaktojnë prioritetet për vendin.Gjithashtu, Lohan nënvizoi se Bashkimi Europian po përgatit opinionin për Shqipërinë.Ndërkohë, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e ka cilësuar si të pashembullt kërkesën e PS-së në Strasburg për heqjen e kredencialeve të delegacionit Shqiptar.Sipas saj, të kërkosh kthim mbrapa, është e turpshme.“Ajo që ndodhur me PS-së në Strasburg është e pashembullt. është e turpshme të kërkosh kthim mbrapa. Kjo nuk bëhet në interes të shqiptarëve”, pohoi ajo.Një ditë më parë grupi i socialistëve evropianë në Asamblenë e KiE bëri thirrje për rinisjen e jetës parlamentare, duke i përçuar një mesazh të qartë Edi Ramës se me rrugën e bojkotit s’ka për të shkuar asgjëkund.Edhe përfaqësues i KE në vendin tonë, Lohan, u shpreh se BE ka mbajtur një qëndrim të unifikuar lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke i dhënë prioritet jetës parlamentare dhe dënimin e veprimeve që bien ndesh me funksionimin e demokracisë...