Jetë e gjatë me anë të dietave
Studimi i imunitetit, i cili pas shumë kërkimesh dhe shpikjesh të reja për të pasur një shëndet sa më të mirë, është bërë shkenca e re e cila do të na ndihmojë për të pasur një jetë sa më të gjatë. Dhe tregu tashmë është përditësuar me këtë tendencë të re: janë dyfishuar ofertat e barërave kurues ose derivateve të ushqimeve të ndryshme si hudhra ose rrushi. Gjithçka ka nisur nga një ndryshim radikal paradigme që është konfirmuar gjithmonë e më shumë nga ekspertët këto vitet e fundit: nga njëra anë në fakt, sistemi imunitar nuk shihet më si një central që fabrikon molekula dhe që delegon role të rëndësishme disa qendrave të vogla periferike, por shihet si një aparat unik që ka funksione më të kompletuara. Dhe mendohet se ndërhyrja e duhur për të fuqizuar mbrojtjet e trupit tonë, duhet të mbështetet gjithmonë nga ushqime të shumta dhe jo vetëm nga molekula të caktuara dhe mbi të gjitha mendohet se është e mundur të ketë rezultate akoma më të mira se në të kaluarën nëse shton në vaktet e ngrënies, ushqime që korrigjojnë karakteristikat negative të disa ushqimeve të tjera në mënyrë që të fuqizohen funksionet mbrojtëse të organizmit. Pra, ndoshta është e mundur që të ndërhyjmë në mbrojtjen e organizmit me anë të dietës? Fakti se mikroflora e zorrëve bën shkëmbime të vazhdueshme me sistemin imunitar lokal është vërtetuar se të ngrënit me karar dhe pikërisht të nevojave që ka organizmi, sistemi imunitar vepron me maksimumin e tij kundër sëmundjeve të ndryshme. Të dhënat mbi kafshët janë të mëdha në krahasim me ato të njeriut, por përfundimet janë gati njëlloj. Jo vetëm: studimi i sistemit të zorrëve po e çon studimin drejt analizave të të gjitha llojeve të baktereve që gjenden në organizëm dhe drejt një përshkrimi më të detajuar të mekanizmave të përfshirë. Në këtë kuadër është kuptuar se disa specie bakteriale reagojnë pozitivisht ndaj mbrojtjeve imunitare dhe alergjive. Por duhen respektuar disa kushte të thjeshta. Në radhë të parë është e nevojshme të ndahen llojet e barërave kurues, të cilët përgatiten në bazë të disa fibrave dhe substanca të tjera ushqyese që i furnizojnë bakteret e zorrëve me gjithçka që i nevojitet për të vepruar duke favorizuar krijimin e një mikroflore të veçantë. Gjithashtu, tashmë janë të disponueshme edhe ushqime të parapërgatitura, të cilat kryejnë të njëjtin funksion. Por veç sasisë është e nevojshme që bakteret që do të merrni, të jenë të gjalla: siç ndodh me kosin, i cili është një nga këto ushqime, por që duhet të keni kujdes për të kontrolluar datën e skadimit, sepse nëse ka kaluar, atëherë bakteret nuk janë më të gjalla dhe eficenca mund të jetë zero. Studiues të shumtë po eksperimentojnë në shumë drejtime për të arritur rezultate akoma më të mira në luftën kundër sëmundjeve inflamatore me anë të ushqimeve nga më të ndryshmet veç atyre klasikëve si portokalli, i cili mbron nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes ose qepës, e njohur për cilësitë e saj diuretike dhe anti-inflamatore. Për të marrë një shembull, lakra, që njihet si parandaluese e disa formash tumori, sipas disa kërkuesve, aktivizon një mori proteinash me aktivitet antioksidues dhe enzimike, dhe kjo e ndihmon sistemin imunitar: e kanë verifikuar në qeliza imunitare me princip aktiv. Një tjetër eksperiment është bërë nga ekspertët e Universitetit të Oksfordit në Misuri, të cilët kanë identifikuar plot 22 substanca antibakteriale në gjendje të luftojnë disa mikrobaktere dhe manifestues të malaries. Dhe në Egjipt, ku përdoret si pije tradicionale, është vërtetuar se çaji jeshil, nëse shoqërohet me antibiotikët më të zakonshëm, e fuqizon dhjetë herë më shumë efikasitetin duke i bërë aktivë edhe kundra mikrobeve që janë bërë rezistente.
Pastaj kemi principin aktiv të grejpfrutit, e cila është një substancë, që vepron në përbërjen e yndyrnave të gjakut, ngadalëson shpërndarjen e virusit të hepatitit C nga qelizat që janë infektuar duke ndihmuar në shmangien e hepatitit kronik. Lista mund të vazhdojë, por mesazhi është i njëjtë: shumë molekula që gjenden në ushqime të zakonshme, ndihmojnë mbrojtjen e organizmit të mbajë larg viruset e jashtme dhe jo vetëm. Objektivi po zhvendoset drejt një synimi akoma më ambicioz: të kurohen dëmet që i janë shkaktuar sistemit imunitar për shkak të plakjes dhe mënyrës së jetesës duke kundërpeshuar me ushqimet e duhura. Kur them nga mënyra e jetesës nënkuptoj abuzimet që janë bërë me trupin (uria, alkooli, duhani, droga etj). Prej disa vitesh është kuptuar se ekziston një tjetër lloj inflamacioni nga ai fiziologjik që varet nga tretja, dhe që manifestohet në individë të cilët kanë faktorë specifikë rreziku, dy prej të cilave janë mbipesha dhe duhanpirja dhe sigurisht tek ata persona që mbajnë një dietë jo korrekte, e pasur plot me yndyrna dhe e varfër nga perimet e freskëta. Praktikisht çdo herë që hamë ushqehemi, aktivizohen shumë veprimtari, të cilat kanë si rezultat prodhimin e shumë përbërjeve. Dhe në një gjendje të tillë, praktikisht mund të marrim një inflamacion kronik, me pasoja të rënda. Dhe kështu ka lindur studimi i metodave efikase për të luftuar këto procese. Për shembull, me vajin e ullirit ose me verën e kuqe që tashmë dihet se nëse përdoren për të gatuar, pakësojnë substancat që mund të dëmtojnë organizmin e njeriut. Studime të tjera përqendrohen në ushqime të tjera si lëngjet e frutave, madje do të ishte më mirë nëse konsumohet lëng i shtrydhur në mënyrë tradicionale. Ndër këto neutralizues të sistemit imunitar është për shembull edhe çokollata, kafeja, portokalli, agrumet në përgjithësi, boronica e shumë të tjera. Këto produkte, veçse kryejnë funksione të mirëqena në organizmin tonë janë edhe shumë praktike. Dietat optimale, të cilat parashikojnë jo më pak se pesë vakte në ditë me fruta dhe perime të freskëta, shumë shpesh rezultojnë të papraktikuara. Sepse ne mendojmë se përdorimi i produkteve laboratorike ose farmaceutike do të zvogëlojë kënaqshëm rrezikun pa bërë mundime të mëdha.
Ndikimi i ushqimit në mbrojtjen dhe mekanizmin e pezmatimit varet pra nga kodi gjenetik i çdokujt prej nesh, nga sasia dhe cilësia e ushqimit që përdoret. Por duhet bërë edhe në mënyrë, mbi të gjitha me kalimin e moshës, që sistemi imunitar të mos plaket përpara kohe për shkak të dietës. Sepse me një dietë që parashikon shumë pak mish dhe yndyrna, por shumë perime me përmbajtje të lartë proteinash sistemi imunitar plaket më ngadalë. Por në disa raste, një dietë e tillë bën që trupi të vuajë për vitamina dhe minerale, të cilat mund të kenë një efekt të kundërt sidomos në rastet e sëmundjeve akute.
Me fjalë të tjera, nëse me një dietë vegjetariane verifikohen mungesa hekuri, vitaminash dhe kështu me radhë, edhe sistemi imunitar mund të ndikohet negativisht. Dhe jo rastësisht, personat që janë shumë pak mbipeshë janë më të mbrojtur nga vdekshmëria për shkak të patologjive që sulmojnë sistemin imunitar dhe kjo nënkupton se kur trupi ka nevojë për energji, vitamina, minerale, yndyrna dhe proteina për të luftuar viruse dhe baktere, është më mirë që të mos mungojë asgjë. Pra, një dietë e bazuar në peshk, perime dhe fruta, mbetet më e mira. Dhe në simptomat e para të dobësisë ose një infeksioni të mundshëm mund të ndërhyhet menjëherë me një dietë ku përmbahet më shumë hekur dhe vitamina për të ndihmuar më së miri sistemin imunitar. Studimi i imunitetit është pasioni i ri i shkencëtarëve, por edhe i tregut. Në Shtetet e Bashkuara, veç komercializimit të ushqimeve shumë restorante kanë filluar të shërbejnë meny të dedikuara.
Apo ndoshta po mundohen të gjejnë vetëm mënyra reklamimi me baza shkencore? Në fakt, shkenca akoma nuk e ka përgjigjen përfundimtare. Por është e sigurt që një zinxhir i gjatë dhe premtues studimesh ka marrë rrugën e tij. Një studim në të cilin është vështirë të shohësh kufirin ndërmjet marketingut dhe mjekësisë.