Në Kandahar, mes talebanëve
"Pula" vjen nesër. Kjo është nofka për gazetarët që thonë se do të shkojnë në Kandahar. Kontaktet mes Kabulit dhe qendrës së mbretërisë së talebanëve janë ndërtuar përmes mesazheve të koduara. Askush nuk duhet ta dijë se në qytet ka ardhur një i huaj. "Ka nisur një valë e re dhune, talebanët kanë nevojë për para", thotë një ekspert, duke fërkuar mjekrën. Ai është njohës i mirë i ngjarjeve që ndodhin në jug të vendit, ku është dhe pjesa më turbulluese e Afganistanit. Do të mjaftonte një gjest i tij për t‘u "burgosur" përjetësisht në këtë vend. Nga ana tjetër, këto janë shenjat e vetme të jetës moderne, që bëjnë kontrast me njerëzit të cilët ecin shpejt nëpër rrugët e zbrazura nga makinat. "Dje na njoftuan se në qytet ndodheshin katër kamikazë, dy prej tyre u hodhën në erë, ndaj sot rrugët janë të zbrazura. Njerëzit kanë frikë të dalin nga shtëpia. Ata janë të sigurt se edhe dy kamikazët e tjerë do të bëjnë potere. Ja shiko atje, ata janë talebanë", thotë eksperti duke treguar me gisht një grup burrash, të ecin sa lart, poshtë. Bisedojnë mes tyre, hyjnë dhe dalin nga dyqanet, askush nuk guxon t‘i kundërshtojë apo t‘i ndalojë. Ecin të sigurt dhe në mënyrë arrogante. Nuk kanë nevojë të tregojnë armët, njerëzit e dinë se kush komandon dhe sigurisht që nuk janë ushtarët amerikanë, që përmes rrugës kryesore vrapojnë për t‘u strukur në "strofullën" e tyre. E dinë mirë se ata që i rrethojnë i urrejnë, i konsiderojnë pushtues dhe Afganistani nuk u është dorëzuar kurrë të huajve.
Bulevardi kryesor i Kandaharit është mbushur me copa letrash ku tregohet shpërthimi i bombave të fshehura nën tokë. Është lufta asimetrike që zhvillohet në Afganistan mes shpërthimeve e bombardimeve nga njëra anë dhe atentateve nga tjetra, sepse "talebanët e dinë se nuk do të jenë kurrë në gjendje të përballen me ne", thotë gjenerali portugez, Karlos Branko, zëdhënës i forcave të NATO-s. "Strategjia NATO dhe ajo "Enduring Freedom" ka ndryshuar. Tani përdoren skuadra të vogla luftimi. Ka më shumë operacione e si pasojë edhe talebanët kanë ndryshuar metodë, sakrifikojnë ushtarët, përzihen mes tyre dhe njerëzit nga frika i mbrojnë ashtu "si një mik që nuk mund të lihet jashtë".
Në kryeqytetin e talebanëve duket sikur askush nuk është kundër pranisë së tyre. "Me studentët e Zotit ishim të varfër, por kishim qetësi. As gjethja nuk luante pa lejen e tyre. Kemi jetuar një moment paqeje dhe këtë dëshirojmë sërish", thotë lideri i vetëm pranë talebanëve, më pas shton: Të huajt nuk na pëlqejnë, por kanë vlera kur rrëmbehen. Ne duam vetëm të na lënë të qetë. Nëse amerikanët do të ishin vërtet superfuqia e madhe që thonë, nuk do të ishin ende këtu pas shtatë vitesh luftë". Ndërkohë, amerikanët ndodhen ende në Kandahar, sidomos në provincat e thella ku duhen ditë të tëra rrugë për të arritur në ato vende. Luftohet në mes të asgjëje, mes oazeve dhe shtëpive prej balte, në provincat e Helmand, Paktia, Farah dhe në Lindje ku qeveria vazhdon ta ketë vendin jashtë kontrollit. Luftime ka edhe përgjatë kufirit me Pakistanin, ku talebanët kërkojnë strehim dhe mbrojtje nga marrëveshjet me qeverinë e re pakistaneze. "Kjo ndërprerje lufte i lejon talebanët të riorganizohen dhe të adhurohen sërish nga populli. Kjo është ajo që na shqetëson më shumë", komenton gjenerali Branko.
Për ata që jetojnë në Kandahar, talebanët janë e keqja më e vogël. Është kriza ekonomike që e ka shkatërruar Afganistanin dhe e ka ulur në fund të fundit jugun e vendit. "Tre muaj më parë, dhjetë kilogramë oriz kushtonin një dollarë, ndërsa tani vlera është rritur me dy dollarë e gjysmë. Mielli që dikur kushtonte 2300 rupie është rritur në 5 mijë. Njerëzit nuk kanë mundësi të blejnë më asgjë. Do të mbështesim qeverinë dhe jo talebanët, nëse ajo nuk do të tregohej kaq e dobët dhe e korruptuar. Këtu ushtarët e NATO-s nuk na mbrojnë më, madje ata na vjedhin dhe për këtë nuk mund t‘i fajësosh, sepse pagesa e tyre është shumë e ulët rreth pesëdhjetë dollarë në muaj", shpjegon pronari i një dyqani parfumesh. Vendi është zhytur në një krizë të thellë, inflacioni është 22 për qind, çmimet janë rritur jashtëzakonisht, papunësia arrin deri në tetëdhjetë për qind, numri i pjesëtarëve të një familjeje është rritur dhe vrasjet po shtohen çdo ditë e më shumë: "Kjo është mënyra më e mirë për të vdekur në Afganistan. Tetëmijë persona kanë vdekur vetëm në 2007", tregon pronari i dyqanit.
Feyzullah Humayun është një njeri i shkatërruar. Tre muaj më parë shiti një nga vajzat e tij, me qëllim që të ushqente pjesën tjetër të familjes. "Dymijë dollarët që mora për shitjen e vajzës po më mbarojnë, besoj se pas pak kohësh do të më duhet të shes dhe një vajzë tjetër", thotë duke treguar me gisht një vajzë dhjetë vjeçe me flokë kaçurrela, e cila ka veshur një fustan të kuq.
Para pak ditësh në provincën e Logarit vdiq nga uria një çift i ri. Të gjithë ushqimin që grumbullonin ua jepnin fëmijëve. "Me talebanët kjo gjë nuk ndodhte. Është e vërtetë u prisnin duart njerëzve, rrihnin ata që nuk mbanin mjekër, ndalonin muzikën, televizionin, nuk i dërgonin vajzat në shkollë dhe kjo është e gabuar, por të paktën kishte siguri. Ky vend ka nevojë për një armëpushim dhe mendoj se nëse qeveria do të interesohej më shumë për popullin e saj gjërat do të ishin më të thjeshta", përfundon kryeplaku i fshatit.
Mes dyqaneve të shumta, një nga objektet më të shitura është një çakmak: nga një anë është flaka, ndërsa nga tjetra qëndron e ngjitur figura e Bin Ladenit. "Edhe mullai Omar ndodhet në Pakistan. Është i sigurt në ktë vend", thotë një burim shumë i besueshëm që kërkon të mbetet anonim, "kanë nisur bisedime sekrete me talebanët për të arritur një marrëveshje dhe ndërmjetësi kryesor është Arabia Saudite, që për vite me radhë ka qenë dhe financuesja e lëvizjes terroriste".
Por mbi tavolinën e bisedimeve është vendosur edhe një kusht i talebanëve, që trupat e huaja të largohen nga vendi para se të hapet çdo lloj forme negocimi. Imam Rahmani, duket i shqetësuar, në ballë i shkëlqejnë disa bulëza djerse. "Po sikur të shpërndahemi mes kontinenteve të ndryshme? Sigurisht që do ta bëjmë. Amerikanët dhe anglezët u qëllojnë të gjithëve, kanadezët mendohen një herë para se të veprojnë, ndërsa evropianët e ndihmojnë popullin. Vëllai im jeton në Herat dhe më ka treguar se evropianët kanë ndërtuar një klinikë pediatrie. Kjo është diçka e mirë, gjithsesi, kur qëllohet nuk shihen pasaportat".