E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jetët e të tjerëve", sot në "Sheraton"

 

Në përkujtim të 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri mundëson shfaqjen e një prej prodhimeve më të mira kinematografike evropiane, "Jetët e të tjerëve". Pas shfaqjes së filmit do të flitet për ndryshimet e mëdha që ndodhën në Evropë pas rënies së Murit të Berlinit, zgjerimit të kufijve të bashkimit Evropian dhe respektimin e të drejtave të njeriut në ish-vendet komuniste. Janë të ftuar për të referuar Fatos Lubonja dhe Ardian Klosi. Aktiviteti i kuruar nga Aleksandër Furxhi, zhvillohet sot në orën 18:00 në hotel "Sheraton".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›