"Pantera rozë" kthehet në "Millennium"
Tre vjet pas episodit të parë "The Pink Panther", inspektori Zhak Kluzo kthehet me aventurat e tij të bujshme. Pikërisht këtë fundjavë në kinema "Millennium" në Tiranë Steve Martin sjell për herë të dytë personazhin e krijuar nga Blake Edwards. Detektivi i ngathët i policisë franceze duhet të rigjejë thesaret legjendare që janë vjedhur, mes të cilëve edhe diamantin e kuq. Për ta ndihmuar në detyrën e re do t'i duhet një ekip me detektivë nga e gjithë bota, përpos "artit" të tij të veçantë për të zgjidhur çështjet. Në këtë vijim të prodhimit të vitit 2006, regjisorin Shawn Levy e zëvendëson Harald Zwart, ndërsa protagonisti mbetet po ai: Steve Martin.