Jetimët me familje kujdestare, jo më shtëpi fëmijësh
Jetimët që jetojnë në shtëpitë e fëmijëve, tashmë do të mund të ndiejnë ngrohtësinë familjare, falë një projekti të shumëpritur nga Ministria e Punës. Projekti parashikon shkrirjen në një të ardhme të afërt të shtëpive të fëmijëve dhe kalimin e të gjithë jetimëve nën kujdestarinë e familjeve të posaçme, që do të paguhen nga shteti. Tashmë ka nisur zbatimi i këtij plani, me anë të një implementimi pilot në Tiranë dhe Shkodër me 80 fëmijë.
Projekti
Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale prezantoi dje strategjinë "Dokumenti i Politikave të Kujdestarisë". Për zbatimin e strategjisë do të ketë një fazë pilot të ndërmjetme 2-vjeçare (2008-2010). Kjo fazë do të nisë këtë vit në Tiranë dhe Shkodër. Grupet e fëmijëve që do të përfshihen janë: fëmijët e familjeve më të varfra, të cilët jetojnë me ndihmë ekonomike, fëmijët që u mungon kujdesi prindëror etj.
Në kujdestari në periudhën pilot do të vendosen 80 fëmijë. 60 fëmijë do të jenë nga familje në nevojë dhe që rrezikojnë të dërgohen në shtëpitë e fëmijëve, ndërsa 20 fëmijë të tjerë, që janë në këto shtëpi e që mund të shkojnë pranë të afërmve në komunitet. Sipas përllogaritjeve paraprake, parashikohet që kostoja për një fëmijë të vendosur në kujdestari të jetë 110.000 lekë në vit. Në këtë tryezë merrnin pjesë ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, Përfaqësuesja e UNICEF-it në Shqipëri, Carrie Auer, përfaqësues të pushteti qendror e vendor, të sistemit gjyqësor, si dhe të organizatave “EveryChild” dhe “Bethany”. Ministri i Punës, Kosta Barka, tha se “kujdestaria vlerësohet si një shërbim bashkëkohor, por edhe shumë kompleks dhe delikat. Për realizimin e këtij shërbimi angazhohen shumë aktorë dhe ndikojnë faktorë tradicionalë, të cilët duhen harmonizuar me krijimin e një shërbimi të institucionalizuar, mbështetur mbi standarde dhe procedura të mirëpërcaktuara”.
Shërbimi i Kujdestarisë
Shërbimi i Kujdestarisë është ofrimi i një mbrojtjeje të veçantë nga shteti për fëmijët e mitur, kur prindërit e tyre janë në pamundësi për të ushtruar përgjegjësinë prindërore, për shkak se të dy prindërit kanë vdekur ose nuk njihen, janë shpallur të pagjetur, u është hequr zotësia për të vepruar, si dhe për çdo shkak tjetër të pranuar nga gjykata.
Gjykata vendos për kujdestarinë e fëmijës, për sistemimin e tij në një institucion të përkujdesjes apo në një familje alternative, me qëllim që t’i ofrohet fëmijës një mjedis familjar, kushte për mirërritje, përkujdesje fizike dhe mbështetje emocionale. Shërbimi i kujdestarisë ofron sistemimin e fëmijës në familje kujdestare, sipas specifikës dhe nevojës së rastit në këtë periudhë. Bëhet me dije se ky shërbim do të jetë afatshkurtër, pra do të jetë jo më i gjatë se 12 muaj dhe afatgjatë, pra nga 12 muaj e deri kur fëmija arrin moshën e pjekurisë. Më pas do të pritet sistemim emergjent i fëmijës.
Familja kujdestare
Në vlerësimin e familjes kujdestare do të merren parasysh personaliteti tërësor i familjes, funksionimi i saj, pjekuria emocionale, cilësia e marrëdhënieve bashkëshortore, mundësia për t’u kujdesur për fëmijën apo fëmijët në nevojë, gatishmëria për të qenë një familje kujdestare si dhe shkaqet për të pasur këtë rol. Aplikuesit për të qenë prindër kujdestarë nuk duhet të jenë më pak se 25 vjeç dhe më shumë se 50 vjeç. Familja kujdestare duhet të ketë të ardhura të vazhdueshme dhe në masë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e familjes. Fëmija gjithashtu do të mbështetet financiarisht gjatë kohës së qëndrimit të tij në familjen kujdestare. Pagesa për përmbushjen e nevojave të tij do të jetë e përmuajshme.