Topi miraton aministinë fiskale falen borxhet
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi dekreton ligjin „për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”. Ligji u miratua pak ditë më parë në parlament vetëm me votat e mazhorances ndërsa opozita e kundershtoi fort duke e quajtur faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore si manovër të qeverisë në kuadër të fushatës elektorale. Opozita e argumentoi mospjesëmarrjen në votim me diskriminimin që nxit ky ligj, duke mos qenë gjithëpërfshirës dhe integral.
Sipas informacionit të publikuar nfa zyra e shtypit pranë kreut të shtetit, dekretimi i ligjit nr. 10 418, bëhet në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë.
Amnistia e pjesshme, e miratuar në Kuvend, më 21.04.2011 dhe e dekretuar dje nga presidenti Topi parashikon faljen e detyrimeve, por jo ato që kanë lidhje me vepra penale. Ai parashikon faljen e detyrimeve të prapambetura, gjobave dhe kamatëvonesave, deri në periudhën 31 dhjetor 2010, për biznesin e vogël.
Parashikohet gjithashtu falja e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe gjobat e kamatëvonesat e papaguara deri më 31 dhjetor 2010 për të vetë-punësuarit. Ligji parashikon edhe faljen e gjobave të marra për mospajisje me kasa fiskale, me kushtin që biznesi ta ketë vendosur atë deri më 28 shkurt 2011. Për biznesin e madh falen të gjitha detyrimet tatimore dhe gjobat e papaguara për periudhën deri në fund të vitit 2008, ndërsa për periudhat në vijim do të kryhet e kushtëzuar.
Nga ky ligj, qytetarët do të përfitojnë taksën e qarkullimit vjetor, taksën e regjistrimit dhe gjobat e vëna për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe kamatvonesat e lidhura, deri në datën 31 dhjetor 2010. Këtu parashikohen edhe detyrimet e qytetarëve për mospagimin e faturave të furnizimit me ujë të pijshëm, deri në datën e transferimit të ujësjellësve në administrim të pushtetit vendor dhe detyrimet e një kategorie personash, të përcaktuar në projektligj për faturat e papaguara të energjisë elektrike.
(s.g/balkanWeb)