Regjistrimi, Aleanca Kuq e Zi mbledh firmat në 3 qytete
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka vijuar turin e saj në qytetet e Gramshit, Skraparit e Librazhdit. Kanë qenë qindra qytetarë të kësaj zone që kanë shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet nënshkrimit të peticionit kundër procesit të rregjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Ndërkohë shumë qytetarë të tjerë janë bërë pjesë e Aleancës Kuq e Zi duke u anëtarësuar pranë saj për të vijuar nismën e ndërmarrë kundër ligjit në fjalë. Përfaqësues të Aleances Kuq e Zi janë shprehur të vendosur në vazhdimin e nismës së mbledhjes së firmave të peticionit në cdo rrugë, te cdo qyteti dhe fshati të Shqipërisë. Ata theksojnë se shteti ka nevojë për më shumë integritet dhe respekt për vetveten, dhe se Aleanca Kuq e Zi do të vijojë të jetë një strehë për cdo shqiptar me dinjitet.
(s.g/Balkanweb)
(s.g/Balkanweb)