E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetimët,kujdestaria nga qeveria vendore

 

Fëmijët jetimë do të përfshihen në programet sociale, duke u mundësuar shërbimin e kujdestarisë. “Procedura e sistemimit të fëmijëve jetimë në familjet kujdestare, do të organizohet dhe  mbikëqyret nga organet e qeverisjes vendore, të cilat ngarkohen për ngritjen e komisioneve multidisplinare për vlerësimin paraprak të rasteve”, bën me dije Ministria e Punës. Nga sa përcakton edhe ligji, komisionet multidisiplinare pranë organeve të qeverisjes vendore, përveç evidentimit të situatës reale të trajtimit të fëmijëve jetimë pranë qendrave të përkujdesjes sociale, do të përcaktojnë mes tyre dhe kategoritë që do të shkojnë pranë familjeve kujdestare. Këto familje do të mbështeten me të ardhura shtesë, me qëllim, që fëmijës t’i krijojnë një ambient sa më familjar, që do të ndihmojë në rritjen e tij pa probleme. Grupet që do të përfshihen në sistemin e kujdestarisë do të jenë fëmijët që gjenden në situatë kritike ekonomike dhe shoqërore, që u mohohen apo nuk u respektohen të drejtat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›