Kristiano Ronaldo gjithnjë dhe më afër Topit të Artë
Portugezi ka shënuar në Euro 2012 dhe ka mundësinë për tu shpallur futbollisti më i mirë i botës nëse shkëlqen në ndeshjet e tjera të kësaj veprimtarie
Parabola e ketchup-it. Në xhiron e botës, midis gazetave, televizioneve dhe internetit, të mrekulluar nga nata e Kristiano Ronaldos, ka rënë në sy një artikull i Neë York Times.
E përditshmja amerikane e ka komentuar dygolëshin e kampionit portugez ndaj holandezëve, duke rikujtuar një deklaratë të vjetër të lojtarit të Realit:
Të shënosh një gol është si të kërkosh të nxjerrësh ketchup-in nga shishja. Nuk arrin ta nxjerrësh gjithmonë. Mbrëmjen e kaluar, Kristiano Ronaldo është vlerësuar edhe nga e përditshmja argjentinase Ole, pavarësisht nga rivaliteti i pamëshirshëm që ka me Mesin.
DEDIKIMI PË DJALIN
Ai, CR7 siç thirret në Portugali, kërkon të frenojë entuziazmin, pavarësisht se ka dëshirë të marrë ndonjë revansh me gazetarët, pas gabimeve të bëra në dy ndeshjet e para: Ia dedikoj dy golat djalit tim, ka shkruar në tëitter. Djali, Kristiano i riu, 2 vjeç, i ka ndryshuar jetën. Duke u larguar nga stadiumi i Kharkivit, mbrëmjen e kaluar CR7 ka qenë pothuajse banal: Një fitore e rëndësishme dhe e merituar.
Jam i kënaqur për tifozët dhe për vendin tonë. Një kënaqësi e madhe ti mundësh në këtë mënyrë holandezët. Tani duhet të përgatitemi për Çekinë, një skuadër që duhet respektuar, por ne mund të vazhdojmë përpara. Kemi dominuar ndaj zëvendës kampionëve të botës. Një Portugali si ajo që keni parë në Kharkiv mund të shkojë me të vërtetë shumë larg.
Një koncept ky që është theksuar edhe nga trajneri Paulo Bento, që i ka lënë një ditë pushim portugezëve, të rikthyer në Poloni në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, por që nga dita e djeshme me mendjen te Republika e Çekisë, duke studiuar një seri videosh dhe duke bërë shumë seanca taktike. Një rast i artë, për portugezët: çekët janë gjermanët e Lindjes, por pa pasur sulmuesit e rëndësishëm. Gjysmëfinalja nuk është një arritje e pamundur.
STIMULI MESI
Ndërkohë, po marshon larg CR7, 68 gola në 67 ndeshjet e luajtura në një sezon të shkëlqyer për të, vetëm 5 më pak se rivali, i zakonshmi Mesi. Do të duhej një arritje e madhe për të arritur argjentinasin, por vetëm prekja, ose kalimi, i 70 golave do të ishte gjithsesi një udhëtim në fantashkencë.
Konkurrenca e Mesit është një stimul i rëndësishëm dhe kjo është ajo që thotë ai që e njeh mirë Ronaldon, duke parë se e ka rekrutuar qëkur ka qenë një fëmijë: Jam i bindur se për Kristianon është një gjë e mirë që ka një rival si argjentinasi, ka treguar Aurelio Pereira, prej 30 vitesh përgjegjësi i sektorit të moshave të Sporting Lizbonës.
Çështja Mesi-Ronaldo rrezikon të përsërisë, sot dhe nesër, rivalitetin midis Pele-Maradona. Ndoshta është një rastësi, por është një sfidë e riprodhuar edhe në aspektin e gjuhës: këtu portugalisht, atje spanjisht.
TOPI I ARTE
Jehona për arritjen e Ronaldos, 5 gola në 3 Europianë (2 në 2004-ën, 1 në 2008-ën dhe 2 të tjerë mbrëmjen e kaluar) ka qenë botërore: kanë shkruar, ose folur për të, madje edhe në Zelandën e Re.
Në Spanjë, natyrisht dhe në Portugali, jehona ka qenë më e madhe. Ronaldo më i mirë shkatërron Holandën, ka qenë titulli i Marca-s. Ronaldo luan si fitues i Topit të Artë, ka replikuar AS. Dhe këtu jemi te sfida e radhës: kush do të marrë çmimin në Paris?
Ai, me 68 gola – deri tani, por shifra mund të rritet -, një kampionat të fituar me Realin dhe një Europian që mund të çojë Portugalinë të paktën deri në çerekfinale, apo argjentinasi i Barcelonës që ka shënuar 73 gola, por nuk ka fituar kampionatin dhe nuk ka një Kupë të Amerikës për tju kundërpërgjigjur portugezit me kombëtaren?
Do të jetë çështja kryesore e vjeshtës së ardhshme. Do të jetë si ketchup-i i përmendur nga Kristiano: do të mbulojë faqet e gazetave.