E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mata, pronari i Pallatit: E bleva tokën në 1999

 

Ndërtuesi Ilir Mata, pronari i pallatit 12-katësh, tre katet e të cilit u shembën pjesërisht dy ditë më parë tha dje se ka dorëzuar në gjykatë një kërkesë për pezullimin e veprimeve të inspektoratit. Në orët e mëngjesit, Mëngjesin e djeshëm ai ishte i pranishëm gjatë kohës kur Policia Ndërtimore kishte nisur punimet dhe në një prononcim për median, afër godinës që do të shembej, Mata u shpreh se vendimi për prishjen e objektit është i çuditshëm. Sipas Matës, objekti është i pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme për të ndërtuar një godinë. Pronari i pallatit tha se është zotërues i ligjshëm i tokës së blerë që në vitin 1999. “Kam lejen e ndërtimit, lejen e sheshit të ndërtimit. Vendimin e KRRTRSH së Shqipërisë. Do të thotë që ky objekt është i pajisur me leje si shumë pak objekte të tjera në Republikën e Shqipërisë”, sqaroi Mata, duke shtuar se dokumentet mbanin firmën e kryetarit të Bashkisë Edi Rama dhe të vetë kryeministrit Sali Berisha. Mata u shpreh se prokuroria kishte pushuar padinë e ministrit Olldashi bërë në 2007 në lidhje me këtë çështje. Kunati i deputetit socialist, Dashamir Peza, tha se nuk ka bërë ende vlerësimin e dëmit, por ka besim se do dëmshpërblehet nga shteti shqiptar për këtë padrejtësi. “Dëmin ende se kam vlerësuar. Por besoj te drejtësia se do të ma paguajë dëmin. Mata e ka mbyllur prononcimin e tij duke thënë se, ata mund t’i prishin objektin, por ai prapë do ta ndërtojë. Ndërsa Dashamir Peza, ishte i pranishëm me grupin e deputetëve socialistë që tentonin të futeshin në katin e parë të godinës së kunatit të tij, që do të shembej. Peza deklaroi se pas shembjes së pallatit qëndron skema e presionit politik që kryeministri Berisha bën ndaj tij, ndërsa kunati i tij është viktimë e agresionit politik. “Këtu po ndodh një akt politik, jo një akt që ka të bëjë me vendosjen e ligjit. Një sjellje abuzive e hapur në kundërshtim me ligjin, duke përdorur dhunë e shtetit kundër një propagande politike, dhunë ndaj deputetëve të PS-së. Kam ardhur si qytetar dhe deputet i PS, jo për të mbrojtur kunatin tim, por faktin që kunati im është viktimë e agresionit politik. Është një agresion politik ndaj meje dhe familjes time”, deklaroi Dashamir Peza. Dje në lidhje me shembjen e pallatit reagoi edhe Kryeinspektori i Bashkisë së Tiranës Afrim Qendro, duke thënë se pallati i ndërtuar i regjistruar më 15 shtator 2005, me leje ndërtimi mbi bazën e një studimi me vendim të datës 27 tetor 2001. Vendimi është dhënë pas një studimi urbanistik në përputhje me këtë objekt në vitin 2001.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›