Jo me permbytje ne Lezhe Dajci Kemi kryer investime
Lezha këtë dimër nuk do të përballet me rrezikun e përmbytjeve. Garancia vjen nga prefekti i qarkut Pal Dajçi, i cili duke u mbështetur në investimet dhe punën e bërë gjatë gjithë verës në argjinaturën e Torovicës, e cila në janar të këtij viti rrezikoi të çahej, por edhe në disiplinimin e lumenjve Drin dhe Buna është i bindur që zona e Torovicës dhe Lezha nuk do të përmbyten gjatë këtij dimri.
“Është bërë një punë e madhe në disiplinimin e derdhjeve të Drinit dhe të Bunës, pra, janë përgatitur argjinaturat që në Shkodër, krahas edhe punës së madhe te diga e Torovicës dhe shpresojmë që të kemi një përfundim të asaj dhe një modelim në kthimin e një barriere shumë të fuqishme edhe në rastet e rreshjeve të jashtëzakonshme siç ishin rreshjet e vitit që shkoi”, tha Dajçi.
Përveç ngritjes së argjinaturës së Torovicës në të gjithë kurorën e saj, është në proces instalimi një turbine shkarkuese për të kontrolluar prurjet e paparashikuara. Punimet në argjinaturën e Torovicës kanë mundësuar edhe lidhjen e komunës së Velipojës me ish rrugën e vjetër nacioanale. Masa anti-përmbytje janë edhe ndërhyrjet në Hidrovoret e Talës dhe Balldrenit.
Lindita Kokaj
Azhornuar së fundi ( e diel , 09 tetor 2011 )