E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli i Elbasanit shpimi do vazhdoje deri ne prill

Në tunelin e Qafë Krrabës në anën e Elbasanit punohet pa ndërprerje në të dyja daljet e tunelit paralelisht me punën që po kryhet në anën tjetër në dalje të kryeqytetit. Specialistët e punësuar në kërë vepër bëjnë në ditur se deri në muajin prill të vitit të ardhshëm do të vazhdojë shpimi i tunelit dhe përgjatë një viti do të vijojë veshja e tij me betonarme.

Aktualisht gërmimet në anën e Elbasanit në tunel kanë avancuar në mbi 200 metra gjatë të cilëve nuk janë shfaqur problem teknike dhe as në rrëshkitje të paparashikuar të të dherave. Gjurma e tunelit në dalje të tij do të kalojë në mespërmes komunës së Gracenit dhe asaj të Bradasheshit ku janë bërë shumë pak shpronësime, ndërsa autostrada do të kalojë kryesisht në monopate dhe pyje të cilat janë pronë shtetërore.

Përsa i përket të punësuarve aty janë përgjedhur banorë të zonës ku kanë patur përparësi emigrantët e kthyer nga Greqia të cilët njohin mirë gjuhën greke për të komunikuar me inxhinierët që zbatojnë projektin. Ndërtimi i kësaj autostrade kushton 440 milionë euro, ndërsa që punimet pritet të përfundojnë brenda dy vjetëve nga dita fillimit të tyre.

Besim Dybeli                                                               

  Azhornuar së fundi ( e diel , 09 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›