E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 33 kg kanabis ne Vlore arrestohen 5 persona

Pesë të arrestuar dhe 33.5 kg kanabis sativa e sekuestruar është bilanci i aksionit të koduar “Mëngjesi” nga policia e Vlorës. Sipas uniformave blu, operacioni u finalizua në afërsi të Urës së Drashovicës, ndërsa të ndaluarve iu sekuestrua lënda narkotike e llojit kanabis sativa të cilën po e transportonin drejt qytetit bregdetar.

“Selman Qëndor Bitaj, vjeç 33, lindur dhe banues në lagjen “24 Maji” Vlorë, Ardian Laver Braka, vjeç 41, lindur dhe banues në lagjen “24 Maji” Vlorë, Agim Dino Shoraj, vjeç 55, lindur dhe banues në lagjen “24 Maji” Vlorë, Salushe Enver Hoxha, vjeç 25, lindur në Librazhd dhe banuese në lagjen “Pavarësia” Vlorë dheMusa Bedin Bedinaj, vjeç 39, lindur dhe banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë. Këta shtetas ishin duke transportuar lëndën nga komuna Kotë në drejtim të qytetit Vlorës, e cila më pas do të shitej në sasi të vogla në qytet. Operacioni është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë njëkohësisht si në fshatrat e Komunës Kotë edhe në qytetin e Vlorës”, Dionis Sulaj, zëdhënës i policisë së Vlorës.

Policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e 3 automjeteve që përdoreshin nga të arrestuarit, ndërsa gjatë kontrollit atyre iu gjetën dhe shuma të mëdha parash të cilat do të përdoreshin për shpërndarjen e lëndës.

Festim Llanaj/Jul Kasapi
Azhornuar së fundi ( e diel , 09 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›