Shtohen alergjite mjeket Ndotja faktori kryesor

Ndotja e madhe e ajrit ndikon drejtpërdrejt në avancimin e alergjive. Sipas mjekëve pothuajse të gjithë llojet e alergjikëve nën ndikimin e ndotjes kanë më shumë paropabilitet tu shtyhet periudha e shërimit. Mes të prekurve nga alergjitë janë të rinjtë që dominojnë më tepër se grupmoshat e tjera, pasi shpenzojnë më shumë kohë nëpër rrugë, ku dhe ndotja e ajrit është më e lartë.
"Një nga faktorët që ka rritur në sëmundshmëri sëmundjet alergjike është ndotja e mjedisit, ndotja e ambienteve qoftë të brendshme, qoftë të jashtme. Akuzohet si një faktor që e rëndon alergjinë, si faktor që shpërthen një alergji edhe në rastet kur nuk kishte mundësi për të shpërthyer, dhe është një faktor shumë madhor qoftë në rëndim qoftë në përshpejtimin e sëmundjeve alergjike, sidomos ato respiratore", tha Mira Xhixha, Alergologe, Poliklinika nr. 3.
Alergologia përmend se një pjesë e alergjikëve nuk tajtohen dhe për pasojë është e pashmangshme dhe shfaqja e astmës bronkiale. Personat që jetojnë në zonat urbane ku dhe ndotja itejkalon normat kanë më shumë shqetesime në rrugët e frymëmarrjes.
"Te personat e tjerë që alergjia shfaqet dhe nuk kurohet, nuk diagnostikohet sigurisht që rreziku i astmës është shumë i madh. Ndotja ndikon njësoj, si një moshë të vogël, edhe në moshë të madhe. Alergjia është më e rritur në vendet e urbanizuara, në qytet sesa në fshat, në zonat rurale", theksoi ajo.
Pak ditë më parë ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë matur në qendër të kryeqyetit një ndotje dy herë më të lartë sesa normat e lejuara. E njëjta situatë sipas tyre rezulton dhe në pjesë në qytete më të mëdha të vendit tonë. Në këto kushte pritet që OBSH te mbajë një takim me specialistët shqiptarë për të dhënë dhe rekomandimet e nevojshme për zbutjen e situatës.
Julia Bardhushi