“Jo votë për një kryeministër të paaftë”
16/06/2009 Kreu i PSD-së takime në Kukës e Has
Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi vijoi turin e takimeve elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit, duke u ndalur në Kukës e Has. Gjatë këtyre takimeve kreu socialdemokrat prezantoi kandidatët për deputetë të PSD-së në këtë zonë. Në këtë qark listën e kandidatëve për deputetë e kryeson Apostol Goxhi. Ndërkohë, duke pasur në qendër të fjalës së tij kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Berisha, kryetari i PSD-së shprehu bindjen se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar së nuk mund të vazhdohet më me të njëjtën mënyrë qeverisëse. “Shqipërisë i duhet një qeveri e ndershme dhe që të punojë për ju”, - vlerësoi Gjinushi në fjalën e tij. Po kështu në vijim të sulmeve ndaj Berishës deklaroi se “shqiptarët nuk mund t’i besojnë më një qeverie me një kryeministër të paaftë, që nuk njeh Kushtetutën e vendit dhe konfliktohet me të gjitha institucionet e vendit”. Sipas tij, socialdemokratët do të japin kontributin e tyre në fitoren e koalicionit “Bashkimi për ndryshim”.