E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonida Onuzi, balerina enderrimtare



Me lëvizjet e saj në skenë ajo e ka bërë për vete publikun, i cili gjithmonë dhe më shumë e vlerëson për atë që ajo sjell në baletin klasik si një balerinë soliste. Balerina Jonida Onuzi, e cila që fëmijë ka interpretuar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ka sjellë para publikut personazhe dhe karaktere nga më të ndryshmet që në moshë të vogël. Prej shumë vitesh ka marrë pjesë në shumë aktivitete koncertore të shkollës, jo vetëm në skenat shqiptare, por edhe ato të huaja. Ajo që e ka bërë të ndihet në vetvete shumë e sigurt drejt këtij profesioni, ka qenë fakti i të qenit gjithmonë soliste dhe kjo sepse është përkushtuar dhe ka punuar shumë dhe e dashuron marrëzisht baletin. Duartrokitjet i ka shijuar që në moshë fare të vogël dhe vazhdon ti shijoj me sukses. Herën e parë që është ngjitur në skenë ka qenë vetëm 11 vjeçe me një kërcim tarantela me profesor Luan Shtinën. Skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit e ka shkelur për herë të parë me baletin “Francesca da rimini” dhe e kujton me mjaftë emocion pasi është dhe baleti që i ka lënë më shumë mbresa. “Në fakt do të veçoja baletin “Francesca da rimini” jo vetëm se ka qenë baleti i parë që më ka shfaqur në skenë por ka qenë dhe më i rëndësishmi pasi isha vetëm 18-vjeçe dhe sapo kisha dal nga bankat e shkollës. Ky balet ishte një emocion i madh dhe një përgjegjësi e madhe dhe jam shumë e lumtur që u realizua mjaftë mirë”-pohoi Jonida. Gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur mundësin të prek skenat e ëndrrave të saj siç është ajo e Vjenës dhe Amerikës. Gjatë kësaj interviste ajo tregon detajet e bashkëpunimet në këto dy interpretime të mrekullueshme në këto skena të botës. “Në Vjenë bashkëpunimi erdhi i mundësuar nga drejtori artistik dhe koreografi Zanela ku sapo ishim kthyer nga një turne në Danimarkë dhe Suedi me koreografin Sukniqi. Në repertorin tonë u luajtën balet klasik “Zhizeli”, baletin kontemporan “Francesca da rimini” dhe vallet e traditës tonë folklorike. Kur u kthyem nga ai turne dhamë një koncert në Vjenë dhe bashkëpunimi vazhdoi dhe më tej kur koreografi Zanela erdhi dhe në Shqipëri dhe realizuam një shfaqje në nder të atij”. Më tej ajo tha se “Të kërcesh në teatrin e operas së Vjenës dhe para një publiku dhe drejtorit artistik të teatrit të Vjenës është një emocion shumë i madh, pasi jo çdo kush mund ta ketë këtë mundësi debutimi. Për mua është një ëndërr e realizuar. Gjithashtu në Amerikë kemi qenë në Dance Cikago për tre vite rresht me koreografi të Arjan Sukniqit ku kemi përfaqësuar Shqipërinë. Pas dy përfaqësimeve në Dance Cikago na u ofrua dhe një kontratë për një balet “Darka e Krishtit” në Amerikë”. Këto shfaqje baleti e kanë bërë balerinën Jonida Onuzi të jetë sot një ndër talentet e skenës për brezat e rinj. Megjithëse është në një moshë të re, ajo në karrierën e saj artistike numëron shumë role. Javën në vazhdim ajo vjen për publikun kryeqytetas me baletin “Zorba”, në rolin e vejushës. Më tej gjatë kësaj interviste ajo na tregon më shumë për jetën e saj artistike, cilat janë emocionet që i fal skena dhe na zbulon dhe projektet në vazhdim.

Kush është Jonida Onuzi për publikun shqiptar?
Them se një pjesë e mirë e publikut shqiptar na njeh, pasi skena ka qenë mjaftë e aftër për ne. Që në moshën 10 vjeç kam debutuar në skenat shqiptare, qoftë në teatër qoftë në spektaklet e ndryshme që janë zhvilluar si brenda Shqipërisë ashtu dhe jashtë saj. Mendoj se publiku më njeh si një soliste baleti të denjë do të thoja.

Si ka nisur rruga drejt baletit. Ka qenë pasion i lindur apo ka qenë dikush që ju ka shtyrë drejt saj?
Sigurisht dëshira nuk ka munguar, mendoj se si çdo fëmijë kisha shumë dëshirë gjithmonë të kërceja por shtysa kryesore drejt kësaj rruge të bukur të artit ka qenë familja ime. Pas një përgatitje paksa të gjatë konkurrova në Shkollën e Baletit ku fitova dhe konkursin, vazhdova shkollën e mesme pran Shkollës së Baletit dhe më pas u futa në Akademinë e Arteve, ndërkohë isha dhe soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Çfarë do të thotë të jesh pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit?
Që në vitin 2002 jam futur në kategorinë e solistes së dytë dhe që atëherë vazhdoj ta mbajë këtë kategori edhe pse kam bërë goxha role të para. Për mua Teatri i Operas është elita e artit me pak fjalë është maja ku çdo artist do donte të ishte. Për mendimin tim kupola e baletit është pran teatrit, puna që kam bërë dhe dëshira që kam pasur për të qenë një balerinë e denjë pran këtij teatri të denjë për mua është e mjaftueshme.

Sa ka arritur gama e roleve tuaja si soliste pran TOB-ës?
Janë shumë role dhe vlen të theksoj baletin e parë të plotë “Francesca da rimini” i cili është vënë dhe në Teatrin e Operas sapo jam futur në punë. Më pas kam kërcyer “Moulin rouge”, “Katedralen e Parisit”, në baletin “Kopelia” dhe së fundmi do të shfaqem tek “Zorba” si soliste e parë, baletin “Bolero” e shumë të tjera.

Kë do veçoje si baletin që të ka lënë më shumë mbresa?
Në fakt do të veçoja baletin “Francesca da rimini” jo vetëm se ka qenë baleti i parë që më ka shfaqur në skenë por ka qenë dhe më i rëndësishmi pasi isha vetëm 18-vjeçe dhe sapo kisha dal nga bankat e shkollës. Ky balet ishte një emocion i madh dhe një përgjegjësi e madhe dhe jam shumë e lumtur që u realizua mjaftë mirë.

Si e kujton ngjitjen e parë në skenë?
Hera e parë që kam kërcyer dhe jam shfaqur para publikut ka qenë në klasë të gjashtë dhe kam qenë vetëm 11 vjeç ka qenë një kërcim tarantela me profesor Luan Shtinën, mbajë mend shumë emocione dhe të dridhura sepse ishte e para herë që dilja para një publiku të madh dhe ishte një situatë mjaftë e vështirë por pa ndonjë incident.

Çfarë mund të na thoni për rolin që ju është besuar në baletin “Zorba”?
Në këtë shfaqje që vjen për herë të parë në skenën shqiptare jam në rolin e vejushës. Vejushë është nj vajzë nga qyteti i Kretës e cila dashurohet me shkrimtarin anglez që në libret është autori dhe rrëfen të gjithë ngjarjen. Gjatë gjithë kësaj histori ai dashurohet me të, mirëpo mentaliteti i këtij populli nuk e lejon dashurinë e tyre duke qenë se ishte i huaj. Gjatë gjithë baletit ka revoltë, ka kundërshtim midis këtij çifti derisa personazhi im përfundon në mënyrë tragjike e shtypur nga masa.

Jeni në ditët e fundit të provave të kësaj premiere, sa të vështirë e keni vënien në skenë të këtij roli?
Do të thoja se ky rol është mjaftë i vështirë nga ana intepretative dhe nga ana teknike që do të thotë nga ana teknike ka një masivitet lëvizjesh dhe marrëdhënie në çift në duet mjaftë të larmishme dhe mjaftë të gjatë dhe të lodhshme nga ana e frymarrjes. Mendo se është e vështirë pasi duhet të hysh në brendësi të personazhit për të kuptuar marrëdhënien e vejushës me masën. Deri në këto momente punët kanë shkuar shumë mirë presim shfaqjen.

Çfarë mund të na thush rreth bashkëpunimit me koreografin Arjan Sukniqi duke pasur parasysh që je një ndër balerinët që i përshtatesh shumë pjesëve të tij?
Bashkëpunimet me Sukniqin ka filluar prej kohësh, puna ka qenë e përbashkët gjatë gjithë kohës pasi kam qenë pjesëmarrëse gati në të gjitha baletet që ka vënë në skenë. Për mua rryma që vë Arjan Sukniqi është një rrymë e veçantë pasi e kam pëlqyer gjithmonë këtë rrymë kontemporane dhe gjithmonë e kam parë veten afër kësaj rryme.

Jeni pjesë e një brezi që ka shumë pak hapësira për të debutuar në skenë dhe për të treguar vlerat që ndoshta s’ju mungojnë? Si mendoni ju?
Që kur mbaruam shkollën pas një audicioni që u realizua u përzgjodhën më të mirët pran Teatrit të Operas dhe Baletit pasi jo çdokush ka pasur mundësin të jetë pjesë e këtij teatri. Megjithatë mendoj se dhe pse në Shqipëri është vetëm një teatër ka një gamë të gjerë mënyrash për tu paraqitur dhe për të treguar se sa i përgatitur je. Një mënyrë mjaftë dinjitoze dhe që vazhdon të ekzistoj në vendin tonë është pjesëmarrja e gjerë në spektakle të ndryshme që shfaqen në televizione. E them me bindje se çdo njeri që e ka pasur pasion baletin e ka gjetur veten e tij në çdo vend.

Si nis dhe si përfundon dita për Jonidën?
Që në mëngjes jam pran Teatrit të Operas duke vazhduar me provat që e shfaqjeve. Që në orën tetë jam në operas dhe pi një kafe me shoqet, në orën nëntë deri në drekë vazhdojmë me ushtrimet dhe provat për shfaqjen, më pas vazhdojmë me pushimin e drekës i cili ndonjëherë është dhe nuk është sepse kur je para shfaqjeve punët janë të tjezgjatura dhe jemi të detyruar të rrimë më gjatë në prova. Në momentin që largohem nga teatri, zakonisht iki pran sallës së baletit që e kam bashkë me kolegen time dhe gjithë dëshirën dhe pasionin që unë kam për këtë profesion mundohem me gjithë profesionalizmin tim t’iu ofroj dhe fëmijëve të vegjël që kanë dëshirë për ti hyrë kësaj rruge apo qoftë dhe për pasion. Darkave zakonisht gjendem pran gjirit të familjes.

Ka ndonjë pasion të dytë për Jonida Onuzin përveç baletit?
Mendoj se i jam futur kaq shumë dhe kam kaq kohë në këtë profesion sa kur e mendoj tani po të mos isha bërë balerinë nuk do dija çfarë do të isha bërë tjetër. Ja kam bërë shpesh herë vetes këtë pyetje dhe akoma se di nëse s’do kisha ndjekur rrugën e baletit. Më pëlqen aq shumë ky profesion dhe i jam përkushtuar aq shumë sa nuk mund ta shikoj veten time larg baletit.

Në këto pak vite kë një gamë të gjerë rolesh. Ka pasur ndonjë periudhë të bukur dhe të vështirë gjatë kësaj kohe për ju?
Periudha më e bukur për mua dhe për çdo njeri është periudha e shkollës së mesme pasi aty i jep një drejtim jetës tendë se në çfarë profili do të nisësh një karrierë. Kemi kërcyer shumë, kemi qenë të pranishëm në shumë koncerte si jashtë ashtu dhe brenda Shqipërisë. Mendoj se kushdo që rikthehet pas dhe mendon për të gjithë jetën, periudha e shkollës së mesme ka qenë më e bukura. Por nuk mund të them se dhe kjo periudhë që arrin pjekurin profesionale nuk është një periudhë e bukur pasi këtu fillon të bësh një hap përpara si balerinë dhe çdo gjë shkon drejt profeksionimit. Por kjo periudhë është dhe periudha më e vështirë pasi duhet shumë punë për të arritur qëllimin që i ke vënë vetes për të debutuar me shumë sukses në skenë.

Kush është skena e ëndrrave tuaja?
Mendoj se kam prekur skenat që kam pasur ëndërr. Teatri i Vjenës për mua ka qenë një ëndërr por që u realizua, gjithashtu dhe në Amerikë kam kërcyer në Jeffrey Bailey. Këto kanë qenë pak a shumë skenat ku unë kam ëndërruar gjithmonë por që më janë realizuar me kohë.

Si lindën bashkëpunimet me skenën e Vjenës dhe të Jeffrey Bailey-it në Amerikë?
Në Vjenë bashkëpunimi erdhi i mundësuar nga drejtori artistik dhe koreografi Zanela ku sapo ishim kthyer nga një turne në Danimarkë dhe Suedi me koreografin Sukniqi. Në repertorin tonë u luajtën balet klasik “Zhizeli”, baletin kontemporan “Francesca da rimini” dhe vallet e traditës tonë folklorike. Kur u kthyem nga ai turne dhamë një koncert në Vjenë dhe bashkëpunimi vazhdoi dhe më tej kur koreografi Zanela erdhi dhe në Shqipëri dhe dhamë një shfaqje në nder të atij. Të kërcesh në teatrin e operas së Vjenës dhe para një publiku dhe drejtorit artistik të teatrit të Vjenës është një emocion shumë i madh, pasi jo çdo kush mund ta ketë këtë mundësi debutimi. Për mua është një ëndërr e realizuar. Gjithashtu në Amerikë kemi qenë në Dance Cikago për tre vite rresht me koreografi të Arjan Sukniqit ku kemi përfaqësuar Shqipërinë. Pas dy përfaqësimeve në Dance Cikago na u ofrua dhe një kontratë për një balet “Darka e Krishtit” në Amerikë.

Kush janë projektet që do t’u ndjekin gjatë muajve në vazhdim?
Sapo të mbarojmë shfaqjen “Zorba” në fillim të gushtit do të nisemi për një turne në Itali dhe Hungari me balet kontemporan dhe me pjesë nga folklori jonë popullor. Ky është dhe angazhimi im gjatë muajve në vazhdim.

19 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›