Profesori austriak: Arumunët, nuk janë si rumunët
Prof. Thede Kahl flet për çështjen “Vllehe” pas debateve që u shkaktuan nga deklarata e presidentit rumun, Basesku
Prof. Thede Kahl jep përgjigje për këto pyetje. Ai ka shkruar doktoraturën me studimin e vllehëve të Ballkanit. Studimi i tij është botuar në librin "Etniciteti dhe ndarja hapësinorë e arumunëve në Europën Juglindore." Në një intervistë dhënë për Dojçe Vele-n (Deutsche Welle ) ai ka sqaruar historinë e kësaj popullsie, origjinën dhe përhapjen e tyre në rajonin e Ballkanit. Prof. Kahl sqaron rolin e Rumanisë në mbrojtjen e çështjes vllehe dhe rigjallërimi i saj në ditët tona.
Prof. Kahl; Çfarë janë arumunët, ose vllehët e Shqipërisë?
Rumunët e veriut të Ballkanit dallojnë nga arumunët ose vllehët në jug të tij. Duhet shpjeguar se në të gjithë popujt e Evropës Juglindore, dhe në Rumani, gjatë mesjetës, ka qenë e zakonshme që rumunët të quhen vllehë. Me fillimin e identiteteve nacionale dhe të shteteve nacionale në Europën Juglindore, shohim tek vendet ku jetojnë rumunët në Ballkanin verior, pra mes vllehëve, një rikthim të rrënjëve latine. Bota vllehe heq dorë nga emërtimi i vjetër dhe kalon tek emërtimi rumun; domethënë që t`i quajë vllehët rumunë. Nëse ne sot gjejmë vllehë në Ballkanin jugor, Shqipëri dhe Greqi, atëherë kemi të bëjmë me emërtim të njëjtë. Por, rumunët që krijojnë shtetin në veri të Ballkanit dhe vllehët në jug të Ballkanit dallohen nga njëri-tjetri. Nga pikëpamja gjuhësore, rrënjët janë të njëjta, tek e ashtuquajtura latinishtja vulgare, dialekti roman që flitej prej popujve të lindjes. Por, gjuhët janë zhvilluar të ndara nga njëra-tjetra. Që prej më shumë se 1000 vjetësh kanë zhvillime të ndryshme dhe janë sot aq të ndryshme saqë nuk mund të kuptohen dhe në përgjithësi nuk kanë bazë për një identitet të përbashkët. Në mes të vllehëve (arumunëve), nuk mund të gjenden njerëz që identifikohen me rumunët, dhe anasjelltas.
Atëherë pse përpiqet Rumania t`i quajë vllehët të vetët?
Në princip, që prej krijimit të shtetit rumun dhe lindjes së idesë nacionale rumune, ka lindur edhe ideja që praktikisht, jo vetëm rumunët që jetojnë në territoret e shtetit, pra rumunët dakë, por edhe të gjithë popujt që dikur janë quajtur vllahë, që flasin gjuhë që i ka rrënjët tek latinishtje vulgare, të numërohen brenda popullit rumun. Jo vetëm arumunët në Greqi dhe Shqipëri, por edhe rumunët meglenë në Maqedoni, dhe istro-rumunët në Kroaci. Kjo do të thotë që pikëpamjet nacionale rumune i shohin të gjitha këto grupe si pjesë përbërëse e popullit rumun. Nga pikëpamja etnografe, kjo është një mënyrë e të menduari e "Rumanisë së Madhe", dhe nuk i përgjigjet identitetit të këtyre njerëzve. Arumunët në Shqipëri dhe në Greqi, kanë qenë shumë të lidhur me bizantizmin dhe mësuan më shumë greqisht dhe shqip e u përshtatën me sunduesit osmanë. Ata nuk kanë pasur të bëjnë me rumunët në veri të gadishullit, për 1000 vjet me radhë ata nuk kanë qenë në kontakt me Rumaninë dhe Moldavinë. Pra, në princip, është ide nacionaliste e shtetit rumun, që kërkon t`i ketë pjesë të saj këto grupe. Kjo ka bërë që në shekullin e 19 -të Rumania të ngrinte një sistem arsimor në jug të Ballkanit, me mbi 100 shkolla dhe kisha, në mënyrë që të pengonte arumunët që të vazhdonin të asimiloheshin gjuhësisht në shqiptarë dhe grekë dhe t`i rumanizonin, duke u përpjekur që atë gjuhë romane që u kishte mbetur ta kthenin në rumune, dhe kështu të shtonin popullsinë rumune. Por, nuk ia dolën kësaj mbanë me sukses.
Kalojmë tek arumunët më pas. Unë kam pasur shoqe dhe shokë që janë arumunë, që e kemi ditur që kemi ditur që ata flasin edhe një gjuhë tjetër përveç asaj shqipe dhe që quhen arumunë, që kanë një prejardhje tjetër. Por, kjo nuk na ka penguar gjatë sistemit komunist. Si shpjegohen lëvizjet e mëpastajme, kanë të bëjnë me kthim në identitet?
Nëse sheh sot identitetin e arumunëve të Shqipërisë, duhet të shohësh që ekziston një ndryshim i madh para 1990 dhe pas 1990-ës. Mund të thuhet se ka ata kanë pasur një identitet gjuhësor që i ka dalluar nga pikëpamja gjuhësore dhe kulturore nga shqiptarët. Para 1990-ës nuk ka pasur konflikt identiteti që do tu thoshte pjesës më të madhe të njerëzve që të mos ishin lojal me Shqipërinë, kushtet kanë qenë krejt të tjera në atë kohë. Pas vitit 1992, 93 shohim një zgjim identiteti, duke filluar me Shqipërinë jugperëndimore dhe qendrore, ku u krijuan shoqata arumune që filluan të kujdeseshin për gjuhën arumune dhe kulturën. Krejt në fillim kjo ishte një lëvizje kulturore dhe gjuhësore e përqendruar në ruajtjen e identitetit lokal të arumunëve shqiptarë. Por, shumë shpejt, kjo lëvizje filloi të vendosej në kontakt me ambasadën rumune, me politikanët rumunë, me shpresën e marrjes së ndonjë ndihme. Nga ana tjetër, ata persona që përpiqen të distancohen nga arumunët dhe rumunët, kanë tendencë të jenë grekofilë, pra, orientohen më shumë nga Greqia. Në Shqipëri u pa në mes të viteve nëntëdhjetë që orientimi drejtohej nga përfitimet ekonomike. Nëse Rumania ofronte bursa për arumunët që jepnin provimin për të thënë se kuptojnë pak rumanisht prandaj mund të studiojnë në Rumani, atëherë gatishmëria për tu treguar rumun është sigurisht më e madhe. Dhe është e qartë që Greqia ka shanse më të mëdha që t`i deklarojë arumunët si grekë, sepse ka qenë dhe është vend më i pasur se Rumania, dhe ka kohë që është në BE. Duhet thënë se politikanët e atjeshëm kanë qenë të interesuar në përfitime më shumë se sa në ruajtjen e kulturës së vetë lokale. Nëse do të ishte për ruajtjen e kulturës, atëherë ata do ta kishin bërë këtë pa Rumaninë dhe Greqinë sepse kultura arumune është krejtësisht e pavarur dhe gjuha shumë larg rumanishtes.
Pse bëhet luftë me shifrat sa herë bëhet fjalë për arumunët e Shqipërisë dhe Greqisë?
Nëse merresh me shifrat dhe pyet sa arumunë jetojnë ku, atëherë ke problemin që ke gjithnjë kur përpiqesh të përcaktosh pakicat. Sepse zyrtarisht në princip pakicat dalin nga numërimi i popullsisë. Nëse për shembull në Greqi nuk bëhet numërim popullsie ku të dalin në pah pakicat, atëherë del se numri i arumunëve në Greqi është zero. Megjithatë, në Greqi jeton numri më i madh i arumunëve. Nga pikëpamja etnografike, mund të bëhen vlerësime dhe të thuash që në Greqi jetojnë 200 mijë arumunë dhe në Shqipëri 100 deri 150 mijë. Por këto janë vetëm vlerësime, sepse nëse dëgjon shoqatat e arumunëve ata përpiqen ta rrisin numrin e arumunëve për të marrë më shumë të drejta.
Materiali është marrë nga Dojçe Vele. Intervistën e zhvilloi Aida Cama
19 Qershor 2010