E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi, arsyet pse meshkujt i gjykojnë femrat menjëherë



Meshkujt janë shumë të shpejtë për të dhënë një vlerësim të menjëhershëm në lidhje me një femër. Askush më parë nuk ishte në gjendje të jepte një arsye se pse ndodhte kështu me meshkujt. Tashmë një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se ata janë të programuar gjenetikisht për një gjë të tillë. Ata janë shumë të shpejtë për të dhënë një vlerësim të menjëhershëm në lidhje me një femër, për faktin nëse ajo mund apo mund të mos jetë një partnere potenciale e tyre. Këtë vlerësim e japin në sekondat e para që hedhin sytë mbi një femër dhe bazuar vetëm në pamjen e jashtme. Kjo, për shkak të preferencës së vjetër gjenetike për të tërhequr femra dhe më pas për t’u çiftëzuar me to.
Studimi
Sipas një studimi të fundit, një grua me një fytyrë tërheqëse konsiderohet menjëherë nga meshkujt si e aftë për të sjellë në jetë fëmijë dhe për të krijuar familje me të. Kjo duke u nisur nga instinkti i mbijetesës mashkullore. Në ndryshim nga mashkulli, një femre i duhet një kohë më e gjatë për të vendosur në lidhje me një mashkull, nëse ia vlen apo jo ta thellojë me të një marrëdhënëie. Kjo, për shkak se femrave u duhet që të shohin nëse ai do të jetë apo jo një partner i dedikuar për të dhe fëmijët që mund të vijnë nga lidhja me të. Kjo është pjesë e mënyrës se si jane programuar femrat për të mbijetuar. Dy profesorë të famshëm që merren me studimin e sjelljeve fillestare të të dy gjinive përballë njohjeve të reja kanë botuar një studim me titullin: “Neuroshkenca e njohjes sociale dhe afektive”. Për të arritur konkluzionet e tyre ata kanë testuar shumë gra dhe kjo përmes mjaft provave. Më konkretisht eksperimentet e tyre janë përqendruar tek 20 gra dhe 20 burra, të cilët u vendosën në pozicione dhe situata të ndryshme emocionale. Gjatë ndarjes së këëtyre detyrave emocionale atyre iu bë një regjistrim i aktivitetit të trurit. Një nga këto eksperimente ishte vendosja para subjekteve meshkuj dhe femra e fotove të ndryshme të përfaqësuesve të seksit të kundërt. Në këtë mënyrë u pa se cilat ishin reagimet e njerëzve. Fotografitë ishin nga ata të personave të shëmtuar e deri tek ata shumë tërheqës, apo me paraqitje të pëlqyeshme.
Rezultati
Ajo që u vu menjëherë re ne këtë eksperiment është se meshkujt kishin një reagim të menjëhershëm ndaj fotove dhe ishin shumë më të qartë dhe të prerë se femrat në lidhje me preferencat e tyre. Brenda disa sekondave ata ishin në gjendje të përcaktonin se me cilën nga ato femra do të kishin dashur që të kishin një marrëdhënie më intime dhe me cilat nuk do të donin që të kishin asnjë lloj kontakti. Si përfundim meshkujt kanë një aftësi shumë të madhe përcaktuese dhe një shpejtësi veprimesh kur është puna për të përcaktuar një partnere të ndryshme. Por fakti se ata janë shumë të shpejtë në këtë përcaktim nuk i bën aspak sipërfaqësore siç mund të mendojnë disa. Kjo shpejtësi e përcaktimit ka të bëjmë një fakt shumë të lashtë gjenetik dhe me vete funksionin e mashkullit. Kjo nuk do të thotë se ata janë bosh nga brenda dhe merren vetem me vlerësimin e pamjes së jashtme. Zbulimi i fundit nuk është se ka përmbysur idenë mbi shpejtësinë e arritjes së meshkujve në një përfundim në lidhje me një femër që takojnë për herë të parë. E reja në këtë studim ka të bëjë vetëm me faktin se ndryshe nga sa mendohej më parë, shpejtësia e vendimit të meshkujve në lidhje me femrën është shumë më e madhe, sigurisht bëhet fjalë për fragmente sekonde. Me pak fjalë një mashkull vendos nëse një femër është e përshtatshme ose jo brenda një të qindtës së sekondës. Sipas shkencëtarëve, kjo është diçka antike, shumë e vjetër dhe është një nga mjetet që ka një mashkull në dispozicion për të gjetur se cila është femra që do t’i siguronte sjelljen në jetë të fëmijëve.
Femra
Ndërsa për femrën, për të dalë në një përfundim të tillë duhet një kohë më e gjatë, që kryesisht kalon nëpër një stad njohjeje më të madhe dhe jo vetëm të vetive fizike, por mbi të gjitha shpirtërore dhe karakteriale të mashkullit. Femrat nuk vendosin duke u nisur nga pamja e jashtme, por nga sjellja. Për të mashkulli më i përshtatshëm për të krijuar një familje është ai që i jep më shumë besim dhe siguri.

19 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›