Jonida e Dorina rrëfejnë dashuritë e para
Jonida tregon për dashurinë e saj të parë,
kur ajo ka qenë në klasë të tetë dhe ai në të
shtatën. Ajo tregon se ai ishte i preferuari i
gjithë gocave të lagjes, por Jonida nuk i afrohej,
pasi kishte shumë emocione. Ajo tregon se ai
gjithashtu kishte turp t‘i fliste, por sa herë që ishte
në ballkon, ajo bënte gjithçka për t‘u dukur më
e mira ndër gjithë gocat e tjera, sepse ai e shikonte
vazhdimisht. Historinë e Jonidës, çunat e
komentojnë dhe e ironizojnë, duke bërë batuta,
por Jonida ka vendosur ta tregojë deri në fund.
E vetmja herë që ata kanë ndenjur bashkë për
disa orë, ishte kur mamatë e tyre, që ishin shoqe,
bënë një udhëtim me tren për në Korçë. Ato kanë
qenë momente shumë të bukura, tregon Joni.
Një vit më vonë, ai iku në Greqi, ku jeton sot e
kësaj dite dhe Jonida se ka parë më.
Dorina thotë se pëlqimet i ka filluar që në
kopsht, por ajo që quan dashuri është kur është
lidhur me dikë prej vërteti. Me atë çunin ajo ka
qëndruar e lidhur për një vit e gjysmë, edhe pse
ai jetonte në Durrës dhe ajo në Korçë. Të tjerët
çuditen nga fakti që ai çuni bënte gjithë atë
rrugë, vetëm për të takuar Dorinën. Ata e pyesin
gjithë dyshim se çfarë bënin ata të dy në Korçë
përpara 7 vitesh, kur ajo ishte ende 15 vjeçe.
Ajo u tregon se ata dilnin për kafe, putheshin,
përqafoheshin, si të gjithë të lidhurit. Ajo tregon
se kur ia zbuluan njerëzit e shtëpisë, situata u
stresua dhe familjes së saj nuk i pëlqyen aspak
fjalët që kishin dëgjuar nga të tjerët për Dorinën.
Ajo thotë se ia mohoi familjes se ajo kishte një
lidhje, pasi ishte e pamundur ta shpjegonte
veten tek ata. Dorina mendon se shumë shpesh
prindërit nuk duan t‘i njohin fëmijët e tyre për
atë që janë me të vërtetë.