"Ndiej mall për Arbrin dhe Polin"
Besarta nuk ka shkuar ende në
Gjilan prej nga erdhi, për të
hyrë në shtëpinë e famshme
të "Big Brother"-it. Ka mall për
Kosovën dhe Gjilanin e saj të bukur, siç
e cilëson. Ka mall dhe për shoqërinë e
atjeshme e pjesën tjetër të familjes që
ende nuk e ka takuar. Atje e presin po
ashtu edhe ata që ishin fansa të saj në
lojën e "cirkut të nervave" në shtëpi. Që
nga e shtuna, kur ajo nuk është më pjesë
e lojës, kanë kaluar 6 ditë. Janë ditë lirie,
pas një ngujimi dymujor dhe portreti i
saj e tregon qartë shijen e shprangosjes
në "dënimin" për të ndarë ekzistencën
e saj me ca të panjohur brenda disa metrave
katrorë. Është dhe po aq e paqme,
siç ka qenë brenda në shtëpi. Madje,
sqaron më poshtë në intervistë, se ku e
ka sekretin paqja e saj, e cila gati e la në
hije në raport me banorët e tjerë, ngaqë
ishte e "paaftë" për të bërë protagonisten
me gërricje e me fjalosje parazitare.
Më poshtë, 20-vjeçarja kosovare nga
Gjilani rrëfen disa mistere të saj…
Si ndiheni 5 ditë pasi keni lënë
shtëpinë?
Ndihem shumë mirë. Përveç ditëve
të bukura që i kam kaluar në shtëpi, që
ishin një mrekulli e vërtetë, këto ditë
jashtë janë një vazhdimësi e të ndjerit
mirë
Në kuptimin e lirisë: ajër, diell, familja,
të afërmit, çfarë?
Të gjitha bashkë. Normalisht është
liria, por që vjen pas familjes si gjëja më
e shtrenjtë. U çmalla me familjen; kalova
ditë të bukura me ish-banorët, të cilët
kanë dalë javë më parë dhe me njerëz
të cilët më kanë simpatizuar e më kanë
përkrahur. Por jam mërzitur pak që nuk
kam mundur të kthehem në Kosovë, ku
më pret shoqëria dhe pjesëtarët e tjerë të
familjes. Më ka marrë malli për Kosovën,
e për Gjilanin tim të bukur.
A ndieni mall për shtëpinë që e keni
lënë pas?
Do ishte mirë të kisha qëndruar
edhe pak. Nuk është se kam mall, por
do ta kujtoj me nostalgji. Është kujtimi
më i bukur, që besoj se do mbetet për
gjithë jetën.
Por për ndonjë person të veçantë
ndjeni mall?
Për Arbrin dhe për Polin, për të cilët
besoj që edhe pasi të dalin do të jenë po
aq të mirë e nuk besoj se do të zhgënjehem
prej tyre.
Meqë na doli fjala "zhgënjim" në
shteg, kujt i takon kjo fjalë në adresë
të banorëve të shtëpisë?
Duket e pabesueshme, por unë nuk
ka marrë asnjë zhgënjim, sepse e di që
çdo gjë ka qenë lojë dhe secili ka pasur
mënyrën e vet të lojës, pavarësisht nga
anët e mirë dhe të këqija, që unë si
Besartë i kam vënë re dhe aq sa kam
arritur t‘i njoh, aq dhe nuk kam arritur
t‘i njoh, sepse ndryshe është brenda
dhe ndryshe jashtë.
Çfarë konkretisht vini re nga
jashtë?
Kur je brenda, je i kufizuar për t‘i
shprehur disa gjëra. Ndërsa nga jashtë,
liria të jep mundësinë e shprehjes.
Ky është diferencimi që sheh te
vetja, po te të tjerët?
Për momentin nuk mund të jap
përgjigje.
Unë do pres përfundimin e lojës dhe
atëherë mund të shprehem për secilin
banor, se çfarë i ka karakterizuar në
rrethanat brenda shtëpisë e se si janë
dukur nga jashtë.
Si ju erdhi kur emri juaj u përmend
si banore që duhet të linit shtëpinë?
Të them të drejtën nuk e prisja, por
të gjithë ata që e kanë parë emisionin,
e kanë vënë re që e kam marrë me
shumë qetësi atë moment e me shumë
buzëqeshje. E them këtë, sepse dhe jeta
jashtë ka shumë përjetime të bukura
dhe mjaft gjëra të mira më presin.
Me një fjalë, ishit mërzitur brenda?
Ka pasur çaste e momente ku nuk ka
munguar mërzitja, por ka pasur gjëra
me të cilat e kam larguar mërzinë. Pa
marrë parasysh se sa bukur ishte brenda,
pa dyshim që edhe isha pak e mërzitur
për familjen dhe jetën jashtë.
Ju përgjithësisht keni qenë e paqtë,
pa shumë grindje, zënka, përplasje.
Kështu jeni edhe në jetën reale?
Po. Jam tip i qetë dhe unë thjesht
nuk jam nisur për në "Big Brother" për
t‘u zënë, por për një eksperiencë timen
të veçantë. Por nëse do më ngacmonte
dikush, do reagoja padyshim, ndoshta
edhe ashpër, por kjo për fat të mirë
nuk ndodhi. Nuk ndodhi, sepse i kam
respektuar të gjithë dhe më shumë se
ç‘duhet ndoshta.
Gjilan prej nga erdhi, për të
hyrë në shtëpinë e famshme
të "Big Brother"-it. Ka mall për
Kosovën dhe Gjilanin e saj të bukur, siç
e cilëson. Ka mall dhe për shoqërinë e
atjeshme e pjesën tjetër të familjes që
ende nuk e ka takuar. Atje e presin po
ashtu edhe ata që ishin fansa të saj në
lojën e "cirkut të nervave" në shtëpi. Që
nga e shtuna, kur ajo nuk është më pjesë
e lojës, kanë kaluar 6 ditë. Janë ditë lirie,
pas një ngujimi dymujor dhe portreti i
saj e tregon qartë shijen e shprangosjes
në "dënimin" për të ndarë ekzistencën
e saj me ca të panjohur brenda disa metrave
katrorë. Është dhe po aq e paqme,
siç ka qenë brenda në shtëpi. Madje,
sqaron më poshtë në intervistë, se ku e
ka sekretin paqja e saj, e cila gati e la në
hije në raport me banorët e tjerë, ngaqë
ishte e "paaftë" për të bërë protagonisten
me gërricje e me fjalosje parazitare.
Më poshtë, 20-vjeçarja kosovare nga
Gjilani rrëfen disa mistere të saj…
Si ndiheni 5 ditë pasi keni lënë
shtëpinë?
Ndihem shumë mirë. Përveç ditëve
të bukura që i kam kaluar në shtëpi, që
ishin një mrekulli e vërtetë, këto ditë
jashtë janë një vazhdimësi e të ndjerit
mirë
Në kuptimin e lirisë: ajër, diell, familja,
të afërmit, çfarë?
Të gjitha bashkë. Normalisht është
liria, por që vjen pas familjes si gjëja më
e shtrenjtë. U çmalla me familjen; kalova
ditë të bukura me ish-banorët, të cilët
kanë dalë javë më parë dhe me njerëz
të cilët më kanë simpatizuar e më kanë
përkrahur. Por jam mërzitur pak që nuk
kam mundur të kthehem në Kosovë, ku
më pret shoqëria dhe pjesëtarët e tjerë të
familjes. Më ka marrë malli për Kosovën,
e për Gjilanin tim të bukur.
A ndieni mall për shtëpinë që e keni
lënë pas?
Do ishte mirë të kisha qëndruar
edhe pak. Nuk është se kam mall, por
do ta kujtoj me nostalgji. Është kujtimi
më i bukur, që besoj se do mbetet për
gjithë jetën.
Por për ndonjë person të veçantë
ndjeni mall?
Për Arbrin dhe për Polin, për të cilët
besoj që edhe pasi të dalin do të jenë po
aq të mirë e nuk besoj se do të zhgënjehem
prej tyre.
Meqë na doli fjala "zhgënjim" në
shteg, kujt i takon kjo fjalë në adresë
të banorëve të shtëpisë?
Duket e pabesueshme, por unë nuk
ka marrë asnjë zhgënjim, sepse e di që
çdo gjë ka qenë lojë dhe secili ka pasur
mënyrën e vet të lojës, pavarësisht nga
anët e mirë dhe të këqija, që unë si
Besartë i kam vënë re dhe aq sa kam
arritur t‘i njoh, aq dhe nuk kam arritur
t‘i njoh, sepse ndryshe është brenda
dhe ndryshe jashtë.
Çfarë konkretisht vini re nga
jashtë?
Kur je brenda, je i kufizuar për t‘i
shprehur disa gjëra. Ndërsa nga jashtë,
liria të jep mundësinë e shprehjes.
Ky është diferencimi që sheh te
vetja, po te të tjerët?
Për momentin nuk mund të jap
përgjigje.
Unë do pres përfundimin e lojës dhe
atëherë mund të shprehem për secilin
banor, se çfarë i ka karakterizuar në
rrethanat brenda shtëpisë e se si janë
dukur nga jashtë.
Si ju erdhi kur emri juaj u përmend
si banore që duhet të linit shtëpinë?
Të them të drejtën nuk e prisja, por
të gjithë ata që e kanë parë emisionin,
e kanë vënë re që e kam marrë me
shumë qetësi atë moment e me shumë
buzëqeshje. E them këtë, sepse dhe jeta
jashtë ka shumë përjetime të bukura
dhe mjaft gjëra të mira më presin.
Me një fjalë, ishit mërzitur brenda?
Ka pasur çaste e momente ku nuk ka
munguar mërzitja, por ka pasur gjëra
me të cilat e kam larguar mërzinë. Pa
marrë parasysh se sa bukur ishte brenda,
pa dyshim që edhe isha pak e mërzitur
për familjen dhe jetën jashtë.
Ju përgjithësisht keni qenë e paqtë,
pa shumë grindje, zënka, përplasje.
Kështu jeni edhe në jetën reale?
Po. Jam tip i qetë dhe unë thjesht
nuk jam nisur për në "Big Brother" për
t‘u zënë, por për një eksperiencë timen
të veçantë. Por nëse do më ngacmonte
dikush, do reagoja padyshim, ndoshta
edhe ashpër, por kjo për fat të mirë
nuk ndodhi. Nuk ndodhi, sepse i kam
respektuar të gjithë dhe më shumë se
ç‘duhet ndoshta.