E Diel, 1 Nëntor 2026

Jorgo Qimulis sjell kryeveprën “Hamleti” në skenën shqiptare

Sezoni artistik i Teatrit Kombëtar ka nisur me përgatitjet e veprave që i takojnë tragjedisë, por që do të vijnë premierë në skenën teatrore për publikun gjatë këtij viti. Ndërkohë që aktorët e Teatrit Kombëtar kanë nisur përgatitjet për premierën e “Elektra” me regji të Adonis Filipit, premiera e radhës do të jetë sërish një tragjedi. Në skenë teatrore pas “Elektrës” së Sofokliut do të vijë “Hamleti” nga Shekspir, e cila në ndryshim nga vepra parë do të ngjitet në skenë nga një regjisor i njohur grek. Do të jetë pikërisht regjisori Jorgo Qimulis, i cili së bashku me një kastë të njohur aktorësh shqiptarë do të sjellë në skenën e TK këtë kryevepër të Shekspirit. Ndërkohë që emri i regjisorit grek është i njohur në skenën teatrore të Greqisë për vënien në skenë të tragjedive të ndryshme. Me këto vepra që TK do të sjellë në skenën teatrore për publikun, premton për shfaqje të cilat do të prezantojnë vlera të larta artiske. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Kristaq Skrami, këto do të jenë sfidat e sezonit teatror në vazhdimësi. Sa i takon premierës së parë, roli i Elektrës tek tragjedia “Elektra” do të interpretohet nga aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani. Pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të angazhimit të saj në politikë, aktorja tregon se asnjëherë nuk e kam menduar veten të shkëputur nga skena. Në këtë tragjedi të Sofokliut rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar artistja e skenës shqiptare, Roza Anagnosti, në rolin e nënës, Klitemnestrës. Në role të tjera janë aktori Laert Vasili, për zbërthimin e personazhit të Orestit dhe shumë aktore të reja të Teatrit Kombëtar që do të interpretojnë vajet e korit të Sofokliut. Subjekti i tragjedisë “Elektra” është marrë nga cikli mitologjik mbi Atridët. Ngjarjet e tragjedisë shtjellohen në situata të ngjashme të "Koeforeve" të Esikilit: Në të dyja veprat Oresti rritet e bëhet burrë në dhe të huaj. Ai është vazhdimisht i shoqëruar nga miku i tij besnik, Piladi. Tek të dy tragjeditë Oresti vë në provë të motrën duke iu shfaqur në fillim si i huaj, pastaj ndodh çasti i rinjohjes. Por secili nga këta dy poetë të mëdhenj ka vënë në vepër vulën e personalitetit të tij si artist. Ndërsa te Eskili rolin kryesor e ka Oresti, Sofokliu vë motrën e tij, Elektrën, në qendër të vëmendjes. Oresti nuk është veç krahu, shpirti është e motra. Të dy janë të vendosur dhe s’kanë asnjë luhatje në çastin kur ngre dorën dhe vrasin nënën e tyre, Klitemnestrën. Elektra është shumë e afërt me Antigonën për nga forca e vullnetit, nga vendosmëria për të kryer atë detyre që ajo e quan të shenjtë. Po ashtu mësohet se në planet e tjera të Teatrit Kombëtar është menduar për vitin 2010 rihapja e Konkursit Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe. Gjithashtu së shpejti do të nisë puna për një tjetër premierë, e cila parashikohet të ngjitet në skenë në muajin mars. Bëhet fjalë për veprën e shkruar prej italianit Lugi Pirandello “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”, e cila do të vijë në skenë nën drejtimin e regjisorit Mehmet Xhelili. Direkt pas këtyre premierave në muajin mars, do të nisin përgatitjet për vënien në skenë të një drame shqiptare, e cila pritet të jetë gati për publikun rreth muajit prill. Drama shqiptare do të përzgjidhet në kohën e duhur, duke pasur parasysh prurjet e dramaturgëve shqiptarë me rastin e 65-vjetorit të krijimit të Teatrit Kombëtar. Po ashtu muaji maj do të sjellë një sërë aktivitetesh festive në kuadër të krijimit të Teatrit Kombëtar. Po këtë muaj do të kthehet një tjetër aktivitet i rëndësishëm teatror. Bëhet fjalë për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit me pjesë kombëtare. Ndërkohë, në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare, drejtori Skrami ka përmendur pjesëmarrjen e veprës “Alegreto Albania” të regjisorit Altin Basha në bienalen teatrore "Neë Plays from Europe", e cila më parë është njohur me emrin "Bienalja Teatrore e Bonit". Aktiviteti organizohet në Visebaden të Gjermanisë. Kjo pjesëmarrje vjen në kuadër të bashkëpunimit me ETC-në për shkëmbimin e vlerave artistike dhe promovuese. Ky është një ndër evenimentet më të rëndësishme për Teatrin Kombëtar për sa i përket pjesëmarrjes në festivale, pasi pjesëmarrja në këtë festival është pjesëmarrja që synohet nga teatrot më prestigjioze në Europë.

Dy autor shqiptar, për herë të parë pjesë e Antologjisë ndërkombëtare
Në Britaninë e Madhe është publikuar Antologjia poetike me 100 poezitë më të mira që kanë kontribuar artistikisht gjatë shekullit të njëzet për mbrojtjen e vlerave të së Drejtës së Njeriut, Antologji e cila po shitet suksesshëm në libraritë prestigjioze angleze "Ëaterstone". Në antologjinë ndërkombëtare janë përfshirë edhe dy autorët e njohur shqiptar të poezisë dhe prozës Rudolf Marku dhe Visar Zhiti. Antologjia titullohet "Fire in the Soul" dhe është publikuar nga Shtëpia Botuese "Neë Internationalist" e Oxfordit. Në këtë Antologji janë përfshirë disa nga poetët më të mëdhenj të shekullit të njëzet, Ana Akhmatova, Paul Celan, Margaret Atëood, Paolo Neruda, Adrienne Rich, nobelistja polake Ëislaëa Szymborska, Nazim Hikmet. Është hera e parë që në një Antologji të këtij lloji janë përfshirë me poezitë e tyre dhe dy poetë shqiptarë, Rudolf Marku me poezinë e njohur antologjike "Kali i Kaligulës" dhe poeti Visar Zhiti me poezinë "Dashuri", poezi e cila mbyll Antologjinë poetike. Ajo është fryt i punës së stafit të kritikës letrare të Shtëpisë Botuese "Neë Internationalist" e Oxfordit dhe përmbledh veç autorëve shqiptarë disa nga autorët që kanë bërë epokë me krijimtarinë e tyre. Duhet cilësuar se puna dhe krijimtaria cilësore ka qenë një nga elementët që i ka përfshirë të dy autorët në këtë antologji, ku spikasin disa nga emrat legjendë të shkrimit si Ahmetova, Neruda dhe Szymborska.

"Një zë në shkretëtirë", hap sezonin në teatrin "Petro Marko"

Sezoni artistik në teatrin “Petro Marko” ka nisur me një premierë nga regjisori Ilir Bezhani. Trupa e estradës së Vlorës ka filluar sezonin e aktiviteteve për 2010 me premierën "Një zë në shkretëtirë". Materiali i vënë në skenë me regjinë e Ilir Bezhanit, është mirëpritur nga spektatori vlonjat. Në të është vërejtur një ndërthurje e këndshme e humorit të sjellë nga parodistët si dhe aktorët e tjerë të trupës së estradës, ku batutave i është shtuar edhe humori i aktorit Kosta Kamberi, i ftuar në këtë spektakël. Ashtu siç edhe është prezantuar në titull, materiali është vendosur në një zonë të shkretë, ku aktorët duket se kanë gjetur pozicionin e vet, të paktën nga rolet që kanë mbajtur. Thjesht aktorë dhe një regjisor që përpiqen të vënë në skenë një shfaqje, por mungesa e sponsorëve apo edhe ndonjëherë e vetë talentit, duket se e bën të pamundur misionin. Gjithë materiali është ndërthurur me muzikën e orkestrës live të drejtuar nga Artur Dhamo, si dhe zërat e këngëtarëve Rovena Ibrahimi, Drini Kanani e Ludmilla Baballëku. Shfaqja do të vijojë përreth 6 ditë në sallën e teatrit "Petro Marko".

“Avatar” lë pas “Titanic'”-un

Filmi ''Titanic'' ''fundoset'' nga ''Avatar'' pas rreth 15 viteve në vend të parë të arkëtimeve të të gjithë historisë së kinemasë. Realizimi më i fundit i James Cameroon ka thyer rekordin e arkëtimeve duke marrë vendin e parë të klasifikimit, njofton shtëpia kinematografike “20th Century Fox” që ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së filmit.
''Jemi përballë historisë'', shprehet Paul Dergarabedian, i cili flet për filmin që ka kushtuar 237 milionë dollarë. Në gjashtë javë ''Avatar'' ka arkëtuar 1,841 miliardë dollarë në të gjithë botën, ndërsa ''Titanic''-u mbante rekordin me 1,843 miliardë.
Në SHBA dhe Kanada janë arkëtuar 552 milionë, por pritet që suksesi të vazhdojë, pasi filmi do të shfaqet edhe gjatë dy javëve në vazhdim.
Vetëm gjatë fundjavës ''Avatar'' arkëtoi 107 milionë dollarë në kinematë e botës.
Vendin e parë në Europë e mban Franca, pastaj Gjermania, Rusia dhe Britania e Madhe

26 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›