Merrni masa per gripin furnizohuni me ilace
Udhëzimi
Një udhëzim i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë i është drejtuar të gjitha institucioneve shëndetësore. Sipas shkresës, duke qenë se ndodhemi në sezonin “zyrtar” të gripit, duhet të merren masa nga personeli për furnizimin e qendrave me ilaçe e medikamente të emergjencës. Po ashtu, sipas udhëzimit të ministrisë, duhet të mbyllet edhe procesi i vaksinimit të personelit shëndetësor. “Të gjitha institucionet shëndetësore të sigurojnë furnizimin me oksigjen kryesisht për repartet e shërbimit të urgjencës, të shërbimit të sëmundjeve infektive, të sëmundjeve pulmonare, terapisë intensive”, thuhet në shkresën e firmosur nga Petrit Vasili.