E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria ua prishi rekordin e Botërorëve

Gjermani ka në fuqi një rekord të lavdishëm, të cilin do të duhet ta mbrojë të shtunën në ndeshjen në Moskë kundër Rusisë. Që nga 1934 kombëtarja e Gjermanisë në 72 eliminatore të Botërorëve nuk ka humbur asnjë ndeshje në transfertë. Këtë do të duhet të mbrojë edhe të shtunën, ku pas 822 ndeshjesh ndërkombëtare në historinë 101-vjeçare të "Nationalmanschaft"-it do të luajë për herë të parë në një fushë me bar artificial. Por gjermanët nuk duhet ta përdorin këtë si alibi. Humbjet e vetme në eliminatore për Gjermaninë janë shënuar në shtëpi në 1985 kundër Portugalisë (0:1 në Shtutgart) dhe në 2001 kundër Anglisë (1:5 në Mynih). Gazeta gjermane "Hamburger Abendblatt" kujton se, "vetëm një herë i ka ecur ters Gjermanisë, në 1967, kur barazoi 0-0 me Shqipërinë në Tiranë, duke humbur mundësinë e Europianit e zhvilluar në Itali. Atëherë nuk u luajt në bar natyral, por në fushë me baltë. Por ajo nuk mund të krahasohet me fushat moderne me bar artificial.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›