E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr shtëpi me qira, vjedh pronarin

Një 18-vejçare ka marrë një dhomë me qira, duke u përpjekur të nxjerrë të ardhurat pikërisht nga zhvatja e shtëpisë së qiramarrësit. Ky rast është denoncuar në policinë e Vlorës, ndërsa autorja është vënë në pranga në kushtet e flagrancës. Kur rastet e vjedhjeve janë të përditshme në qytet, nuk kanë munguar në listën e autorëve, edhe femra.

Vjedhja e denoncuar vetëm një ditë më parë shkon për një18 vjeçare nga Llakatundi i Vlorës.Burime nga policia pohojnë se 18 vjeçarja me iniciale L. D., kishte marrë një dhomë qira në ndërtesën dy katëshe të një shtetasi në lagjen “Pavarësia”, në qytetin e Vlorës.

Pak kohë pas qëndrimit të saj në banesë, ajo mundi të sigurojë çelësin e qeradhënësit dhe kaq ka mjaftuar që të niste seria e vjedhjeve.  Pas vjedhjeve seriale të zotët e shtëpisë kanë kuptuar se autorja e lekëve dhe sendeve të munguara ishte 18- vjeçarja. Sipas tyre sendet e vjedhura kapin shifrën e 200 mijë lekëve (të reja), ndërkohë që disa prej tyre janë gjetur në banesën që vajza kishte marrë me qira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›