Rama fushatë për të majtën me rrëzimin e bustit të diktatorit
29/05/2009 Partia Socialiste, tubim në sheshin “Demokracia” tek Qyteti Studenti
Deklarata e kreut socialist: “Do jem Kryeministër i gjithë shqiptarëve”
Partia Socialiste ka luajtur me kartën e ndryshimit të vitit 1991, kur ka zgjedhur sheshin “Demokracia” për të hapur fushatën e saj elektorale. Për herë të parë në tërë këto vite sheshi “Demokracia” është mbushur me përkrahës të së majtës, të cilët kanë dëgjuar folësit në miting, teksa flisnin për ditët e lavdishme të nëntorit të vitit 1990. Pikërisht për këtë arsye, përpara daljes në podium të kreut socialist, Edi Rama, për pjesëmarrësit u transmetua një insert me zhvillimet e atyre viteve. Por dokumentare të tilla, ku ndër të tjera në to përfshihen dhe rrëzimi i bustit të diktatorit, Enver Hoxha, jo në pak raste janë përdorur dhe nga kampi i djathtë. E si për ndryshim, dokumentari socialist kishte përfshirë në të pjesë të takimeve rinore ku pjesëmarrës ishte dhe Rama, asokohe pedagog në Akademinë e Arteve. Kjo pjesës e shkëputur nga ato ditë të rëndësishme për historinë e vendit, i paraprinë fjalës së kreut të PS-së, Edi Rama, i cili i mëshoi fort këtij momenti, duke e trajtuar natyrisht si një kundërvënie për kundërshtarin politik. Por, ndalur në këtë takim, që hapi zyrtarisht fushatën e Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, nuk mund të mos vihet në dukje një element lidhur me imazhin e këtij manifestimi, podiumi. I ndërtuar dhe i mirëorganizuar me të gjitha detajet duke dhënë një panoramë mjaft tërheqëse për të gjithë ato që ndoqën apo morën pjesë në takim. Të gjithë kandidatët për deputetë të kësaj partie ishin ulur në podium të ndarë sipas 12 qarqeve. Por gjatë gjithë fjalimeve të mbajtura në takim, kreu socialist Rama qëndroi pas “kuintave”, duke i dëgjuar dhe jo duke i ndjekur ato. Edi Rama, kryeministër, tragjedia e Gërdecit, gjendja e vështirë ekonomike, si dhe dështimi i qeverisë “Berisha” lidhur me premtimin për liberalizimin e vizave, ishin pikat kryesore të fjalimeve. Organizatorët kishin ideuar fjalime jo vetëm nga kandidatë për deputetë, por dhe nga përfaqësues të grupeve të interesit, duke mos përjashtuar këtu familjarë të prekur nga tragjedia e Gërdecit, apo dhe nga përfaqësues të shoqatës së të verbërve. E ndërkohë të gjithë iu drejtuan dhe e cilësuan kreun socialist, Rama, si kryeministri i ardhshëm i vendit dhe këtë duke e mbështetur në arritjet që ky i fundit i ka sjellë kryeqytetit shqiptar. Pikërisht për këtë arsye, duke synuar një Shqipëri si Tirana, folësit kërkuan votën për Partinë Socialiste dhe shprehën bindjen në fitoren e saj në 28 qershor. Një takim elektoral pa flamuj, me përjashtim të dy prej tyre që u valëvitën vetëm nga fundi i takimit, por që të dy ishin flamuj të PS-së dhe jo kombëtar. Të rinjtë, ku binin në sy më shumë vullnetarët socialistë, mbanin në duar pankarta me një slogan standard “Politika e re për Ndryshim”. Ndërkohë që vetëm pas përfundimit të të gjitha fjalimeve dhe transmetimit të dokumentarit, është ngjitur në podium kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili ndryshe nga herët e tjera, kishte zgjedhur që në këtë takim të parë zyrtar elektoral t’u drejtohet mbështetësve, anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste me fjalët “Sonte dua t’ju them pse jam këtu dhe pse dua të bëhem kryeministri i Shqipërisë”. Kështu, duke pasur si kryeçështje të fjalimit të tij domosdoshmërinë për ndryshim, Rama kritikoi ashpër politikbërjen e këtyre 18 viteve. Gjithashtu, kreu socialist nuk harroi të ripërsëriste pikat kyçe të programit të ri qeverisës.
Ruçi hap fushatën në sheshin “Demokracia”
Berisha edhe 30 ditë në pushtet
Deputeti socialist Gramoz Ruçi ka hapur ceremoninë e hapjes së fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste duke theksuar se kjo është një ditë e madhe për shqiptarët. Por në rast se Blushi e Rama kanë përmendur prejardhjen e tyre si studentë të vitit 1990, Ruçi është përqendruar më shumë te rrëzimi i Sali Berishës. “Sot është një ditë e madhe për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt politikës së re, kanë mbetur 30 ditë për Sali Berishën”. Kështu e filloi Ruçi fjalën e tij përpara turmës së njerëzve të mbledhur në Qytetin Studenti. Ruçi ka përmendur dështimet e qeverisë aktuale në 4 vitet e saj. “Berisha premtoi shërbim shëndetësor, por dështoi, premtoi se do reduktojë papunësinë, por dështoi, sa herë që pati mundësinë të na ndihmonte ktheu shpinën dhe dështoi. Skandali më i madh i qeverisë së tij ndodhi në Gërdec, humbja e shumë njerëzve shkatërroi shumë familje, do të mbetet në zemrat e mijëra të dëmtuarve. Shqiptarët do ta kujtojnë Gërdecin dhe do të votojnë kundër qeverisë së Gërdecit”, theksoi Ruçi. Gramoz Ruçi u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen Partisë Socialiste për t’u çliruar nga politika e vjetër për të sjellë shpresën. “Bashkohuni me Ramën për të ndërtuar Shqipërinë”, u shpreh Ruçi.
Ben Blushi për situatën aktuale
Kjo nuk është Shqipëria që kërkuam në 1991-in
Kandidati socialist në Korçë, Ben Blushi, tha dje gjatë mitingut të hapjes së fushatës elektorale se shqiptarët sot janë të barabartë vetëm në varfëri. Duke përmendur faktin se ka qenë protagonist në lëvizjen studentore që solli ndryshimin e madh për Shqipërinë, Blushi theksoi Shqipëria e sotme nuk është ajo për të cilën studentët e vitit 1991 luftuan dhe dolën në rrugë kundër diktaturës, duke tentuar kështu të marrin në dorë një kartë me të cilën PD-ja ka luftuar tërë këta vjet. “Sot Shqipëria nuk është ajo për të cilën luftuam, për të cilën kemi punuar dhe ëndërruar. Regjimi i varfërisë që kemi sot na ka braktisur si fëmijë, na ka harruar si të moshuar, na ka izoluar si shqiptarë, na ka turpëruar si evropian. Shqiptarët nëse kanë një armik, ajo është varfëria e tyre, nëse kanë kundërshtar ajo është qeveria e tyre, nëse kanë një problem kjo është varfëria, e cila ushqehet përditë nga paaftësia e qeverisë shqiptare”, deklaroi Blushi. Duke përmendur dështimet e qeverisë, që e kanë larguar Shqipërinë nga Evropa, Blushi theksoi se nga rruga e shqiptarëve për në Evropë na ndajnë vetëm 30 ditë. “28 qershori është fitorja e parë e Evropës në Shqipëri”, tha Blushi.