NJ ALBANOLOG Q NUK E NJIHNI
Ne mbremjen e njeres prej diteve me te fundit te gushtit ndodhi takimi tjeter me te. Pati mberritur ne Tirane prej Romes ku jeton qe prej vitit 1987. Pas dyzete e tete oresh mori rrugen per ne Prishtine ne nje kuvend studiuesish te identitetit shqiptar veprimtari pervjetore e universiteteve shteterore te dy vendeve. Pastaj nje te shtune u rikthye ne Tirane per te ikur drejt kryeqytetit italian ne nje ore te heret te se henes. Biseda jone u krye ne mbremjen e kesaj te shtune. Kur u ndame qe ora njezete e nje dhe bashkekombesi studiues tha se do te shkonte ne nje nga dyqanet me punime artistike per te blere dicka. Gjetem nje kioske ne qender. E pyeti shitesen se cfare kishte me karakteristike sepse do ti bente dhurate nje miku te huaj. Ajo nisi ti tregoje menyne e objekteve te shumta qe kishte. Ne fillim tha se tek ajo gjendeshin punime artistike te shumta te shqiponjes. Ai shqiptoi nje Bukur vec shtoi Po te tjera. Shitesja e cila ndihej shend e vere qe ne ate ore te vone kishte para saj nje klient te zgjedhur vijoi se nuk i mungonin objekte fine me pamje qytetesh po ashtu kukulla te hijshme me kostume popullore nga krahina te ndryshme madje kishte edhe emblema me shpata. Ne te gjitha propozimet studiuesi miratonte here thjesht per miresjellje dhe here gjendej vertet ne prag te marrjes se vendimit per ta bere zgjedhjen. Megjithate kur tjetra u duk se i paraqiti te gjitha punimet artistike me motiv kombetar ai dalloi ne skaj te syprines se jashtme te kioskes ku edhe nuk binte shume drite nje bust te madh te Skenderbeut. Shiteses i shkelqyen syte i leshuan vertet xixellima. Ai kushtonte shtrenjte. Ishte shume me i madh se per tu vendosur ne nje zyre apo dhome. Qe vertet per sallon. Sa kushton e pyeti studiuesi. Pergjigjja i erdhi me cmimin dhe nje oferte uljeje. Ka buste edhe me te vegjel i thame bashkekombesit. Mund te harxhonte edhe me pak menduam. Jo jo kete do te marr nguli kembe tjetri dhe beri gati kartemonedhat. Shitesja e ngazellyer nxori nje cante te madhe plastmasi te forte me madhesine e nje thesi dhe e futi bustin brenda. Studiuesi e mori me kujdes ne duar por ne megjithate u beme merak. Ai ka shtat shume te brishte dhe pesha qe tashme mbante deri te nje stacion autobusi urban i cili nuk ishte afer qe e rende. Por nuk pranoi ndihme. E kapi bustin e mbeshtjelle prej mezi dhe e shtrengoi ne kraharor. Ne capat e fundit tek po ndaheshim na e tregoi per cilin mik te huaj e kishte blere ate dhurate. Qe nje diplomat italian i profilit te kultures i cili aktualisht punon ne nje vend te botes arabe dhe ka ne proces transferimin me nje mandat te ri ne nje shtet shume te madh te globit.
Bashkekombesi per te cilin e kemi fjalen quhet Edmond Cali. Duke qene se ai eshte natyre shume e heshtur dhe si te gjithe studiuesit qe mbyllen brenda mjediseve shkencore nuk i interesojne fort teknikat apo manovrat e publicitetit po informojme se deri dy vite me pare qe per me shume se nje dekade foles i emisionit shqip te radios publike italiane Rai. Shtojme ishte edhe formuluesi e perzgjedhesi i lajmeve te atij seksioni. Ai eshte edhe perkthyesi zyrtar i qeverise italiane ne te gjitha rastet e takimeve te saj me delegacione te kabineteve tona qeveritare dhe te Kosoves. Edmond Cali eshte edhe lektor pra pedagog ne katedren e gjuhes dhe te letersise shqipe ne Universitetin Oriental ne Napolit nje nga pararojat e albanologjise jo vetem ne Itali por edhe ne bote. Ka drejtues nje arberesh te madh nje dijetar te palodhur dhe me zemer te madhe e te ndjeshme Italo Fortino. Edmond Cali eshte edhe perkthyes i dy librave per Kosoven. Te parin e bashkeperktheu ne italisht me nje kolege kur lufta clirimtare dhe nderhyrja e NATO-s qene ne kulmim. Punonin paralelisht per kapituj te ndryshem ajo ne Tirane dhe ai ne Rome duke bere qe botimi te dilte ne kohe rekord dhe keshtu te ndikonte pozitivisht ne opinionin vendas. Librin e dyte per Kosoven Edmond Cali e ka perkthyer prej gjuhes italiane ne shqip. Ka autor ish-kryeministrin italian ne periudhen e nderhyrjes nderkombetare kunder Sllobodan Milloshevicit Masimo DAlemen.
Ai eshte po ashtu krijues poezish madje edhe ka fituar pertej detit dy cmime. Nje permbledhje te vargjeve te tij me te mira kete fund vere i publikoi ne dy gjuhe. Shtepia botuese eshte italiane. Edmond Cali po ashtu eshte autor i mjaft studimeve vecanerisht ne fushen e letersise. Doktoraturen e mbrojti me nje punim mbi treqind e pesedhjete faqe per krijimtarine e Ismail Kadarese Kasem Trebeshines dhe Zef Pllumit. Kjo analize eshte nje befasi. Te tre keta autore te cilet jane shume te ndryshem ne permasat e individualitetit dhe te forces artistike te jetes profesionale dhe fateve private si edhe mjaft te larmishem ne shkallen e njohjes brenda dhe jashte vendit pra keta tre qe per mjaft e mjaft arsye duken se rrine lart por mjaft larg njeri-tjetrit ai i ka bashkuar. Kur i thame se si ia pati dale qe te pajtonte Kasem Trebeshinen me Kadarene nje polemike qe here pas here lendohet prej ndonje vrull ndeshjeje sidomos nepermjet te treteve u pergjigj fare qete Ata i ka pajtuar letersia jo une. Doemos nuk e kishte fjalen per nje proces te pajtimit mes dy personave. Kjo le te mos ndodhe kurre nuk ka fare rendesi. Studiuesi donte te thoshte se letersia eshte nje hapesire shume e madhe pa asnje kufi gati kozmike. Ne te nuk ka dikush qe te jete zot apo padron. Prej asaj permase qe nuk ka nje horizont ku te perendosh asnje nuk mund te perjashtohet as te shkelet me kembe as te fyhet as te lincohet as te harrohet. Ne kete te fundit asnje nuk ka mbifuqi sikur edhe nje milion diktatore te mblidhen bashke.
Prandaj Edmond Cali ka kryer me nje inteligjence dhe profesionalizem te rralle nje sipermarrje bashkimi te tyre frymen e mospajtimit me diktaturen me pak fjale me te keqen. Studimi shkencor i tij e ka vezhguar trevellimeshin memorialistik monumental te Zef Pllumit si kundershtim i totalitarizmit i kryer prej nje katoliku te bindur dhe te vendosur krijimtarine e gjere ende te njohur jo plotesisht te Kasem Trebeshines si veprimtari politikisht e mirefilli disidente ate gjeniale te nderlikuar plot kompromise dhe braktisje te terthorta e te hapeta te metodes se realizmit socialist te Ismail Kadarese si nje harmoni si nje trinitet si nje bashkesi.
Edmond Cali nje te hene iku drejt vendit ku jeton e punon i inkurajuar vetem nga shpirti i tij i lire dhe i palidhur ne Tirane dhe Rome prej asnje konjukture dite teper fin dhe delikat per te fryre bulcite e nje patrioti klubi as ketu dhe as atje albanolog i pazhurmshem madje deri ne paze por megjithate ngulekembes per te dhene dicka me vlere ne plotesimin e tablose studimore vende-vende ende me arna te identitetit kombetar. Imazhi i tij me bustin e madh te Skenderbeut qe me mundim e mbajti ne krahe ne Tirane dhe qe pas nje dite bashke me te mori rrugen e qiellit drejt Gadishullit Apenin per te shkuar te nje diplomat italian mik i tij dhe i Shqiperise e beri mundonjese nje ide te fillimit qe ky shkrim te mos behej. Sipas rregullit klasik keto radhe jane thjesht nje portret. Ne ketej e dime qe vemendjen kryesore te lexuesve e rrembejne sipas nje mjeshterie te vjeter tema te tjera. Per nje zakon po aq te vjeter te opinionit publik jane perhere mjaft te lakmuara perplasjet sherret mospajtimet te qendruarit sa me larg njeri-tjetrit mosmarreveshja pamarreveshja hicmarreveshja.
Kurse ai ka magjine ti beje njerezit dhe dukurite kombetare qe studion te rrine afer. Secilin ne te drejten e vet ne hapesiren e vet jetike por afer.