E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat e diteve te Qeverise se mesnates

Nga mediat vendase u mbiquajt Qeveria e mesnates per arsye te veshtiresive me te cilat u perball Kryeministri i vendit fqinj per riformatimin e kabinetit qeveritar pas diskutimesh rreth balancave qe duhen ruajtur dhe kundershtish te forta te ministrave forma perfundimtare arriti te shpallej ne oret e vona te pas mesnates. Opozita e vendit e quajti deshmine e deshtimit te politikave te ndjekura nga qeveria socialiste gjate vitit te fundit dhe luftes se brendshme ndermjet njerezve te Kryeministrit se kush do te kete ndikimin me te madh ne mjedisin e kryetarit.

Behet fjale per ndryshimet thelbesore dhe strukturore te cilat Papandreu i ndermori ne qeverine e drejtuar prej tij per permiresimin e imazhit qeverises si dhe per te ulur kundershtite brenda vete partise se tij.

Kemi te bejme me nje prej qeverive me te medha me 49 anetare 1 Kryeminister 1 zevendeskryeminister 16 ministra 31 zevendesministra duke dale ne kundershti me premtimet e tij ne fillimin e mandatit qeverises per nje qeveri te vogel dhe fleksible.

Eumlshte me se i qarte mesazhi te cilin Papandreu perpiqet qe ta kaloje nepermjet ketyre ndryshimeve kombinimi i eksperiences disavjecare ne ekzekutiv ne ministrite kyce si ajo e zevendeskryeministrit ministrit te Brendshem decentralizimit dhe qeverisjes elektronike ministrit te Mbrojtjes ministrit te Zhvillimit Periferik dhe Konkurrences ministrit te Ndertimit Transporteve dhe Rrjeteve ministrit te Shendetesise ministrit te Zhvillimit Bujqesor dhe Ushqimit ministrit te Mbrojtjes se Qytetarit ministrit te Drejtesise dhe te Drejtave te Njeriut 14 ministra kane qene anetare qeverie ne kabinetet e meparshme socialiste te Kostas Simitis dhe frymes se re me te rinj karizmatike ministri i Financave ministri i Jashtem ministrja e Mjedisit Energjetikes dhe Ndryshimeve Klimaterike zevendesminister prane Kryeministrit dhe zedhenes shtypi.

Kryeministri Papandreu i ndermori keto ndryshime ne periudhen kur ne arenen nderkombetare Greqia ka marre levdatat e Komisionerit per Ekonomine Oli Rehn te FMN-se por edhe te qeverise gjermane - e cila ishte nder kundershtaret me te forte per dhenien e ndihmes kundrejt Greqise pranveren e shkuar - per ngritjen e treguesve ekonomike dhe uljen e deficitit buxhetor duke shpetuar ekonomine greke nga falimentimi. Ne te njejten kohe Keshilli i Eurogroup dhe Ecofin po pergatiten per miratimin e fazes se dyte te ndihmes kundrejt Greqise 9 miliarde euro ne datat 14 dhe 15 shtator. Sipas Oli Rehn modeli i ndihmes kundrejt Greqise te ndermarre nga Brukseli si dhe masat dhe politikat e adoptuara prej qeverise greke duhet te jene shembulli qe duhet marre ne te ardhme per te gjitha ekonomite problematike te Bashkimit Europian.

Papandreu si nje prej partizaneve te asaj qe quhet Rruga e Katert meshon me fort ne ringjalljen e idealeve socialiste gje te cilen e vuri ne zbatim dhe ne ristrukturim si dhe politikat qe do te ndjeke qeveria e drejtuar prej tij.

Brenda vendit dhe partise se tij Papandreu me ndryshimet ne qeveri pervecse nje hovi te ri qe perpiqet ti jape punes qeverisese me forcimin e koordinimit midis ministrive duke i kaluar kompetenca te fuqishme koordinuese ministrit te Brendshem Janis Raguzis beri nje hapje te fuqishme kundrejt grupit parlamentar duke terhequr ne kabinet personalitete me imazh te forte historik per partine dhe me eksperience shumevjecare te cilet kane edhe nje perkrahje te gjere ne elektorat dhe me se te nevojshme per fushaten e ardhshme elektorale per zgjedhjet lokale te nentorit.

Keshtu kemi nje rikthim come back te fuqishem te eksperiences ne kabinetin e ri qeveritar nepermjet personazheve politike - qe deri tashme qene lene ne hije brenda partise - te cilet kane lozur role kyce gjate qeverisjeve te meparshme socialiste te Andrea Papandreut i ati i Kryeministrit te sotem dhe Kostas Simitit.

Ndryshimet ne qeveri sollen edhe ndryshime te rendesishme ne grupin parlamentar duke ndryshuar sekretarin e grupit parlamentar nje figure e re por pa eksperience politike dhe parlamentare me nje figure politike te sprovuar e cila shenon nje hapje kundrejt boshtit historik dhe tradicional te PASOK-ut.

Kabineti i ri qeveritar dhe vete Kryeministri kane perballe nje dimer te veshtire jo vetem ne realizimin e ndryshimeve strukturore dhe masave taksathithese ne ekonomine vendase te diktuara nga Troika Europiane dhe FMN te cilat priten te shkaktojne nje sere reagimesh shoqerore te fuqishme struktura e re qeverisese eshte nje eksperiment kombinimi i kompetencave dhe personaliteteve politike te cilat mendohet se do te sjellin nje ritem te ndryshem nga ai i meparshmi ne hapin qeverises shpesh here edhe me perplasje me grupet e interesit per arsye te domosdoshmerise se marrjes se vendimeve shume te dhimbshme te diktuara nga dyshja BE-FMN por edhe nje sfide te veshtire per zgjedhjet elektorale te nentorit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›