Kthimi i sigurise ne Veri duke vepruar fuqimisht ne Jug
Sot ne opinionin publik kosovar eshte krijuar pershtypja e gabuar se siguria e Veriut eshte teresisht ne duart e te huajve dhe se Prishtina i ka duart plotesisht te lidhura. Ne fakt kjo gje nuk eshte aspak e vertete pasi edhe nga qeveria e Kosoves ngelet shume per te bere. Se pari eshte i domosdoshem ndryshimi i zyrtareve te larte te qeverise dhe administrates te cilet kane lidhje drejtperdrejt me sektore qe kane ndikim ne ceshtjet nevralgjike te Kosoves sic jane siguria apo drejtesia. Ne keto momente decizive duhen shmangur nga postet drejtuese individe te cilet jane lehtesisht te shantazhueshem e per rrjedhoje te instrumentalizueshem nga te huajt. Keta duhen zevendesuar me individe per te cilen eshte e sigurt qe jane te paperlyer dhe jane teresisht besnike vetem dhe vetem ndaj interesave te Republikes se Kosoves. E si mund te kete goje nje zyrtar qe potencialisht eshte nen hetime nga EULEX-i qe te ushtroje presion ndaj EULEX-it qe te tregohet me aktiv ne Veri Per te mos folur pastaj qe abuzimet e qeveritareve shpesh jane bere haptazi dhe provat per to mund te jete ne dore te shume aktoreve qe mund ti perdorin per te shantazhuar keta zyrtare per qellime politike. E ardhmja e Kosoves nuk mund te lejohet me qe te kercenohet nga individe qe jane te kushtezuar e sbejne dot denjesisht detyren e tyre sepse ngelen peng te shkeljeve qe kane bere ne te kaluaren.
Se dyti qeveria e Kosoves duhet te ndermarre veprime te rrepta kunder motivit ekonomik qe ushqen status quo-ne e Veriut kontrabandes. Nje pjese e mire e rrjeteve mafioze nderetnike te lidhura ngushte me politiken kosovare jane te interesuara qe Veriu te ngelet jashte ligjit per hir te fitimeve te majme qe nxjerrin prej kontrabandes. Edhe pa qene te pranishme ne Veri autoritetet e Kosoves mund ta nderpresin kontrabandimin e me shume se nje se tretes te importeve qe hyjne ne vend. Fitimet e larta te rrjeteve kriminale svijne nga shitja e mallrave te verioret por nga kalimi i mallrave te kontrabanduara ne Jug ku edhe ndodhet shumica e fuqise blerese. Prandaj mjafton qe autoritetet te tregohen shume me te rrepte e te vemendshme ne Jug per te ndalur karburantin qe ushqen paligjshmerine ne Veri. Perpos kesaj politikat fiskale qendrore mund te vinin ne ndihme ne kete situate. Trafikantet nuk do kishin me interes per vazhduar kontrabanden duke mbajtur situaten politike sic eshte nese qeveria do te ulte ne maksimum tarifat doganore duke kompensuar te ardhurat e munguara me rritjen e TVSH-se tatimfitimit dhe taksave indirekte. Mosangazhimi serioz i qeverise kunder kontrabandes ne tere Kosoven tregon se integriteti territorial i Kosoves eshte duke u rrezikuar mes te tjerash edhe prej vete elites politike kosovare qe ka nje interes ekonomik meskin te turbullimi i Veriut.
Nje tjeter hap qe ngelet per tu ndermarre nga organet e rendit dhe drejtesise eshte hetimi i paramilitareve dhe forcave te MUP-it qe jane ne veprim ne pjesen e Veriut per te zbuluar se cfare kane bere ata gjate luftes se Kroacise Bosnjes apo Kosoves. Duke bashkepunuar me Tribunalin e Hages si dhe me institucione qeveritare te Bosnje-Hercegovines dhe Kroacise do te qe e dobishme qe te identifikoheshin ata individe qe kane duart te perlyer me gjenocidet e Ballkanit te beheshin publike faktet kunder tyre dhe te behej presion ndaj nderkombetareve per arrestimin e tyre. Nese vertetohet lidhja mes shume prej paramilitareve te Veriut dhe krimeve te luftes atehere EULEX-i dhe KFOR-i do te viheshin para nje presioni domethenes te opinionit publik nderkombetar.
Gjithashtu prokuroria kosovare dhe policia nuk duhet te vazhdoje te rrije dhe duarkryq ndaj kesaj situate por te pakten te merret me gjetjen e gjurmeve mbledhjen e provave dhe pergatitjen e dosjeve te aktakuzes ndaj shtetasve te Veriut dhe bashkepunetoreve te tyre ne Jug qe zhvillojne veprimtari kriminale dhe antishteterore. Ne kushtet kur nuk mund te ushtroje autoritetin e saj ne Veri sherbimi kosovar i policise duhet qe se paku te regjistroje e dokumentoje veprimtarite kriminale qe jane duke u kryer atje dhe te arrestoje keta keqberes sapo tiu jepet mundesia nese keta levizin ne pjese te tjera te Kosoves. Ndaj krimineleve dhe paramilitareve te dyshuar per krime lufte duhen pergatitur gjithashtu mandate arresti nderkombetare ne menyre qe keta individe te mos ta kene te lehte te udhetojne neper bote. Eumlshte e papranueshme qe ekzistojne mandate nderkombetare arresti per zyrtare te larte kosovare si Agim Ceku nderkohe qe qeveria e Kosoves nuk pergatit asnje per kriminelet e luftes qe vertiten ne Veri. Tanime ka ardhur koha qe te behet e qarte qe Prishtina se paku formalisht dhe simbolikisht nuk e toleron me paligjshmerine ne Veri.