Off the record
Pushtetaret e Prishtines atyre qe ka vite qe kane filluar ta trashin zerin ju pelqen te flasin off the record e te thone se Kosova i paska siguruar 77 vota pro vetes se saj nderkohe qe Serbia i paska vetem 46. Pa ditur nese ky eshte rezultati real dhe pa pasur mundesi per ta verifikuar autenticitetin e burimeve qe e kane dhene po te jete keshtu ceshtja mund te konsiderohej e permbyllur por gjithmone ka nje porhellip82328232Me 9 shtator kushedi per te saten here do te perballen Kosova dhe Serbia per ate qe ata e quajne te drejte te tyre mbi Kosoven. Autoritetet e pushtetit ne Prishtine megjithese jo publikisht dhe jo me shifra te sakta thone qe tashme i kane siguruar numrat me te cilet do te mund ta rrezojne projektrezoluten serbe ne Asamblene e Pergjithshme nese Serbia do te vazhdoje te tregohet trime dhe te mos e terheqe ate ne momentin e fundit. Pushtetaret e Prishtines atyre qe ka vite qe kane filluar ta trashin zerin iu pelqen te flasin off the record e te thone se Kosova i paska siguruar 77 vota pro vetes se saj nderkohe qe Serbia i paska vetem 46. Pa ditur nese ky eshte rezultati real dhe pa pasur mundesi per ta verifikuar autenticitetin e burimeve qe e kane dhene po te jete keshtu ceshtja mund te konsiderohej e permbyllur. Gjate disa diteve te fundit ne Beograd kane udhetuar diplomate te fuqishem dhe me mesazhe te qarta se projektrezoluta serbe per Kosoven nuk do te mbeshtetej nga shumica e vendeve te fuqishme te botes dhe se nuk do te ishte mire qe Serbia te rrezikonte qe edhe nje here te perballej me nje deshtim. Mirepo kjo te pakten deri me tash nuk dihet ta kete zmbrapsur Beogradin nga qellimi i tij qe ta zbehe deri ne skajshmeri efektin e GJND-se. Asambleja e Pergjithshme dhe votimi ne te eshte nje proces i komplikuar dhe meqenese atje votohet ne menyre te fshehte nuk perjashtohet mundesia qe matematikat e Prishtines te jene edhe te gabuara. Opinioni ne Kosove gjate disa javeve te fundit eshte perballur me vleresime te shpeshta se si Kosova do te shenoje edhe nje fitore tjeter ne Asamblene e Pergjithshme por askush nuk ka folur se cfare do te ndodhte sikur cuditerisht te kalonte rezoluta serbe. Per me teper diplomacia e Kosoves do te duhej ta kishte nje variant te vetin rezerve se si te vepronte nese rezultati nje me zero pas GJND-se do te mund te barazohej ne nje me nje me 9 shtator. Por ndoshta mungesa e nje plani alternativ te Prishtines ka te beje me ata qe cilesohen partnere te Kosoves te cilet mund te kene besim te madh se fuqia e tyre per ta bllokuar kete projektrezolute do te jete me e madhe se sa fuqia e mbeshtetesve te saj.82328232Nje zyrtar i nivelit te larte ne Prishtine duke folur natyrisht off the record tha se ne nje rast te tille kjo nuk do te ishte nje problem per Kosoven por per vete Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Kjo sipas tij do te mund ta shpjegonte brishtesine e nje mekanizmi kaq te madh dhe kaq suprem te organizates boterore. Do te ishte krejt pa kuptim sikur Asambleja e Pergjithshme ta kalonte nje rezolute me te cilen kerkohet shfuqizimi i nje vleresimi te nje organizmi te OKB-se sic eshte GJND-ja. Kjo ndryshe do te mund te shihej si lufte brenda llojit.82328232Njoftimet e fundit flasin se Spanja tashme eshte futur per te bindur Serbine ta ndryshoje tekstin e rezolutes posacerisht pjeset ku flitet per mendimin e GJND-se dhe per bisedimet per statusin. Bile thuhet se nuk perjashtohet mundesia qe Spanja qe nuk e ka njohur ende Republiken e Kosoves ta binde Beogradin qe ndoshta edhe ta terheqe projektrezoluten por nuk thuhet se cili do te ishte cmimi i terheqjes se Beogradit. Si neper dhembe permenden bisedimet Prishtine-Beograd por nuk thuhet se per cfare. Ose nuk thuhet specifikisht. Nese keto bisedime nenkuptojne edhe statusin e Veriut te vendit cilido qofte ai autonomi apo Ahtisaari plus Prishtina nuk mund te thote se ka shenuar dhe nje fitore tjeter pas GJND-se.82328232Pothuajse eshte e sigurt bile kjo edhe po thuhet natyrisht off the record se Kosova pas terheqjes eventuale te Serbise nga nisma e saj per Rezoluten ne Asamblene e Pergjithshme do te perballet me nje presion te ri per te bere koncesione ne Veri. Qarqet te ndryshme politike tashme i kane bere publike edhe modelet e mundshme per Veriun duke permendur modele te ngjashme qe jane aplikuar neper bote.