E Diel, 1 Nëntor 2026

Shirat, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës

KUKËS - Mungesa e reshjeve, gjatë stinës së vjeshtës, ka sjellë një ulje të ndjeshme të nivelit të ujit në liqenin e Hidrocentralit të Fierzës, i cili është edhe baseni kryesor ujëmbledhës i Shqipërisë. Nga 271.4 metër që ishte javën e kaluar, aktualisht, niveli në liqenin e Fierzës ka arritur në 268.4 metër. Shkak i rënies se nivelit është mungesa e reshjeve në këtë zonë. Prurjet në kaskadën e Fierzës kanë pësuar ulje dhe, aktualisht, prurjet kanë arritur në 50 metër kub ujë për sekondë. Niveli i liqenit çdo orë bie me rreth pesë centimetra, ndërsa momentalisht, Hidrocentrali i Fierzës ka në punë vetëm dy turbina, nga katër gjithsej, të cilat prodhojnë 2.4 milionë kilovat energji. Sipas informacioneve, njëra prej turbinave është vënë në funksionim dhe prodhon energji për eksportim drejt Kosovës, ndërsa turbina e dytë prodhon energji për Shqipërinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›