E Diel, 1 Nëntor 2026

Përshtypje prishtinasi për Tiranën

Pa asnjë përgatitje, pa asnjë plan, papritmas një ofertë për të shkuar në Shqipëri. Ora 19 e mbrëmjes, një autobus i një agjencioni turistik nga Kosova u nis, nga qendra e Prishtinës, drejt Shqipërisë..

Tirana tashmë është metropol me shumë tipare, por edhe me sfida të mëdha në të gjitha fushat. Mbi të gjitha bie në sy prezenca e shtetit kudo. Krahasimetmes Tiranës dhe Prishtinës janë të hershme. Kjo duket nga të gjitha anët. Shteti shqiptar, me të gjitha tiparet që dallojnë një vend Sovran, me përvojë gati 100-vjeçare, dëshmon ekzistencën dhe funksionimin normal, por jo edhe pa dobësi, ende të dukshme për vrojtuesit e vëmendshëm.

Shqipëria është ashtu si e sheh njeriu ynë, apo ashtu si do ta shohë dikush. Ajo, mbi të gjitha, del e dashur dhe mikpritëse. E njohim, e nuk e njohim Shqipërinë tonë! Shumë më shumë duhet udhëtuar e shpenzuar për të parë gjithë atë që vlen për ta parë. Ndoshta një herë tjetër. Të vdesësh pa e parë Shqipërinë është mëkat. Shumë njerëz tanët, shumë brezni kanë kaluar pa e parë atdheun e tyre.Sa djem e vasha janë rritur e plakur vetëm me një dëshirë: që një ditë të kalërojnë trup e tërthor atdheut. Ia ka dalë Shqipëria ta marrë veten. Hapatgjigandë shihen kudo. Arritjet nuk i sheh vetëm i verbëri, megjithëse edhe ai i heton ndryshimet.

Po, ama ka edhe shumë për të bërë Shqipëria jonë, padyshim. Dashuria ndaj punës, secilës punë që sjell të mira dhe përparim për njeriun. Vetëm një vetëdije e lartë, kombin tonë do ta radhisë në mesin e kombeve evropiane, aty ku edhe e ka vendin. Kosova e re ka pse të mburret, por edhe pse ta dojë aq shumë Shqipërinë.

Pak shkruhet për Shqipërinë. Atë, jo vetëm të huajt, por edhe vetë shqiptarët, edhe sot e kësaj, dite e njohin pak. Për ta dashur atë, duhet ta vizitojmë më shumë e ta njohim për së afërmi.

I mallkuar mund të jetë përherë ai që do të kursente edhe lekun e fundit për të hapur tunelin e Kalimashit, tanimë simbol i bashkimit edhe fizik të shqiptarëve. Popuj të tjerë të botës do të linin gjithë pasurinë e tyre aty në kufi, pa bërë edhe një ditë pushim, vetëm e vetëm që, një vepër e tillë, të përfundojë sa më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›