E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtim Babaj pranë Metalurgut

Mesfushori kosovar, Shpëtim Babaj, pritet që gjatë javës së ardhshme të provohet te skuadra Metalurg Zaporizhja, që garon në elitën e futbollit të Ukrainës. Lajmin e ka bërë të ditur të shtunën menaxheri i futbollistit, Nexhmedin Haxhiu. Haxhiu tha se gjasat që Babaj të mbetet te kjo skuadër janë të mëdha. "Babaj gjatë javës tjetër do të udhëtojë për në Turqi, për t’u provuar te Metalurgu. Është lojtar cilësor dhe ka gjasa reale të kalojë me sukses provat. Jam duke punuar që të transferojë edhe disa lojtarë të tjerë kosovarë, si Bardhyl Kaçiun e Liridon Ahmetin", ka thënë Haxhiu. Babaj në vjeshtë ishte pjesë e Tiranës. Më parë ka luajtur edhe për disa ekipe tjera të Shqipërisë, si dhe në Ukrainë e Kosovë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›