E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi: Nuk ka xhelozi te Barcelona

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, ka deklaruar se midis futbollistëve marrëdhëniet janë të mira dhe se nuk ka aspak xhelozi midis tyre. Në pyetjen e gazetarëve se si kanë reaguar bashkëlojtarët e tij, Ksavi dhe Injesta, kur është shpallur futbollisti më i mirë në botë, Mesi ka thënë se në asnjë moment nuk ka ndjerë tek ata asgjë më shumë sesa gëzimi.

“Kemi dhe do të kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Kuptohemi mirë me Ksavin dhe Injestan. Ky çmim është shpërblim për gjithë ekipin, trofe për Barcelonën e jo për Mesin”, tha lojtari i Argjentinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›