K. i Ligjeve miraton 3 kandidaturat e Kushtetueses

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme dekretet e Presidentit për emërimin e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Dekretet do të shqytohen të enjten në Kuvend.
Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi 4 ditë më parë emërimin e Altina Xhoxhajt, Bashkim Dedes dhe Vangjel Kostës në postin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Vendet kishin mbetur vakant pas mbarimit të mandatit të Fehmi Abdiut, Sokol Sadushit dhe Kujtim Putos.