Raporti i Ministrisë së Punës: “64 OJF, të palicencuara”
Javën që vjen pritet të publikohet lista me emrat e të gjitha organizatave. Ministria u vendos afat për të bërë licencimin sipas procedurave ligjore
Jonida Tashi
Organizatave jofitimprurëse që operojnë në mënyrë të paligjshme do t’u mbyllet aktiviteti nëse nuk do të zbatojnë afatin e licencimit. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH), Mihal Naço, i cili shpjegon procedurën që do të ndiqet për licencimin e OJF-ve si dhe penalizimet që do të jepen nëse shkelen afatet e vendosura për licencim. Sipas kreut të Shërbimit Social, në vendin tonë ekzistojnë ende shumë OJF që operojnë jashtë kontrollit. Naço bën të ditur se aktualisht, në vendin tonë, operojnë rreth 157 OJF, nga të cilat, 93 janë të licencuara, kurse 64 të palicencuara.
Penalizimet
Menjëherë pas deklaratës së bërë pak ditë më parë nga kreu i Ministrisë së Punës, Anasatas Duro, për identifikimin e OJF-ve që ofrojnë shërbime sociale, Shërbimi Social Shtetëror ka nisur punën për evidentimin e të gjitha OJF-ve. Lidhur me këtë proces, drejtori i SHSSH-së sqaron se së shpejti ky institucion do të bëjë publike të gjitha OJF-të që e ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të paligjshme. “Ne këto ditë do të publikojmë edhe një listë me OJF-të e palicencuara dhe do t’u japim një afat për licencim, në të kundërtën do t’u propozojmë gjykatave të mbyllin aktivitetin e tyre, të paktën përsa i përket fushës së shërbimit shoqëror”, - sqaron Mihal Naço.
Shërbimet
Shërbimet sociale për njerëzit në nevojë do të ofrohen vetëm nga OJF-të e licencuara. Ministri i Punës, Anastas Duro, ka kërkuar para pak ditësh që të identifikohen të gjitha OJF-të që ofrojnë shërbime sociale dhe të mos lejohet asnjë ofrues shërbimi i palicencuar. “Asnjë subjekt nuk mund të ushtrojë aktivitet në një fushë të caktuar pa marrë licencën përkatëse për shërbimin që ofron, aq më pak mund të lejohet kjo në fusha të tilla që kanë të bëjnë me shërbime që u ofrohen njerëzve në nevojë”, - u shpreh ministri Duro. Deklaratën për identifikimin e OJF-ve kreu i Ministrisë së Punës, Anastas Duro, e ka bërë gjatë një turi takimesh e vizitash në Shkodër, me qëllim njohjen me situatën në këtë rajon në fusha të tilla si punësimi, varfëria, mbështetja sociale etj., dhe masat që po ndërmerren për realizmin e objektivave të vitit 2009.
27 Shkurt 2009