E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juristët, të ndarë në dy kampe për Senatin

 

Konstitucionalistët dhe juristët e pranishëm në këtë seminar kanë pasur mendime të ndryshme në lidhje me nevojën e krijimit të një Senati në Kuvend, duke ndërhyrë në Kushtetutën e vendit. Për konstitucionalistin Kristaq Traja, një gjë e tillë është mëse e nevojshme. Por sipas drejtuesit të panelit të seminarit, konstitucionalistët, Luan Omari një gjë e tillë për kushtet aktuale nuk është e nevojshme. Omari vlerësoi Kushtetutën e 1998 duke evidentuar nivelin e lartë të kontribuesve, në veçanti atë të Komisionit të Venecias. Ai u shpreh kundër ekzistencës së Dy dhomave, dhe tha se "kushtetuta në përgjithësi e ka treguar veten e saj". Përplasje në lidhje me këtë çështje ka pasur edhe nga përfaqësuesit e politikës në këtë takim. Bashkëkryetari i hartimit të Kushtetutës, këshilltari i Kryeministrit, Imami ndan mendimin pro krijimit të dy dhomave, të Parlamentit dhe Senatit. Ndërsa ish-kryeministri Pandeli Majko e cilëson të panevojshme një gjë të tillë. Sipas tij, "nuk janë pjekur ende kushtet për realizimin e bikameralizmit në Shqipëri". "Kushtet nuk janë pjekur ende, por jo për të vjetrit e politikës. S'kemi kushte për sistemin bikameral", ka ironizuar Majko. Ndërsa kreu i PSD-së, Gjinushi i ka kthyer po me tone humori, duke u shprehur se "Ndoshta duhet senati se politikanët po plaken dhe mund të jetë një strehë e mirë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›